13-vjeçari fut tel metalik në penisin e tij, i nënshtrohet operacionit urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djali në Kinë i është nënshtruar një operacioni për të hequr një kabull nga fshikëza e urinës pasi e kishte mbajtur brenda në trup prej 3 muajsh.

Djali i moshës 13-vjeç tha se ishte kurioz të dinte se nga vinte urina dhe kështu ai futi telin metalik për t’a zbuluar. Djali shkoi në urgjencë pasi muajin e fundit filloi të urinonte gjak.

Prindërit e tij e dërguan atë për një kontroll pasi vunë re se urina e tij ishte me gjak. Ndërsa ekzaminonin 13-vjeçarin, mjekët u tronditën kur panë tela të ngatërruar brenda fshikëzës së tij.

Më vonë i riu e pranoi te mjekët se tre muaj më parë nga kurioziteti kishte futur telin metalik në uretrën e tij. Pasi e kishte future telin metalik shumë shpejt ai kuptoi se nuk mund ta nxirrte atë sërish dhe e kishte mbajtur sekret nga prindërit e tij.

Por menjëherë pas zbulimit mjekët planifikuan që pacienti ti nënshtrohej operacionit të heqjes së telit ditën e nesërme.  Fatmirësisht tashmë 13-vjeçari është në gjendje të mirë dhe shumë shpejt do të lërë spitalin.

Incidente të ngjashme kanë ndodhur dhe më parë në Kinë, ndaj mjekët paralajmërojnë prindërit që të edukojnë fëmijët e tyre për rrezikun e futjes së sendeve të huaja në trupat e tyre./r.g/Fjala.al

Të fundit

Beteja e Ankarasë: Përplasja e Perandorive dhe fati i ardhshëm i osmanëve

20 Korrik 1402 Më 20 korrik të vitit 1402, në fushën e Çubukut pranë Ankarasë, koha ndali frymëmarrjen. Aty, në...

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Lajme të tjera

Web TV