A ka keqardhje ministrja Gjonaj për ndonjë prokuror dhe gjykatës që nuk ka kaluar vettingun?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes 305 gjykatësve dhe prokurorëve  të vettuar një pjesë e tyre kanë ngjallur habi se si nuk e kanë kaluar këtë proces. Madje në media janë përmendur  edhe emra konkretë se si gjykatës  dhe prokurorë të vlerësuar për integritet dhe ndershmëri të mos kenë kaluar procesin e  vettingut. Por a ka ndonjë keqardhje ministrja Etilda Gjonaj? Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Gjonaj u përgjigj:

 

-A keni keqardhje për ndonjë prokuror apo gjyqtar që nuk e ka kaluar vettingun dhe jeni habitur se si mund të mos e ketë kaluar?

-Unë si ministër Drejtësie nuk kam të drejtë të ndiej keqardhje për sa kohë them që një proces i tillë duhet të garantojë në rradhë të parë transparencën dhe e dyta standartin në respektim të Kushtetutës dhe ligjit. Dhe nëse këto standarte respektohen nga të gjitha institucionet e vettingut për të gjitha subjektet, atëherë ky është një proces i cili do duhet të ketë edhe pjesën pozitive dhe pjesën negative.  Dhe për këtë arsye janë dy shkallë të institucionit të vettingut, që nëse një shkallë bën një gabim, shkalla tjetër nuk lejon që ky gabim të vijojë./Fjala.al/Ke.Ba 

 

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV