BKH në gjykatë: Sqarimi i ministres Etilda Gjonaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përzgjedhja e 60 oficerëve të policisë gjyqësore si pjesë e Byrosë Kombëtare të hetimit është duke kaluar në një proces  të diskutueshëm. Një pjesë e  tyre kanë dalë të pakënaqur nga humbja e procesit dhe i janë drejtuar gjykatës së Tiranës për të fituar të drejtën. Por cili është mendimi i ministres së Drejtësisë për këtë padi në gjykatë? Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Etilda Gjonaj u përgjigj:

 -Zonjë, ju thatë që ka dy muaj që ka filluar punë drejtoresha e BKH. Por ka një problem me përzgjedhjen e 60 oficerëve të policisë gjyqësore. Çfarë po ndodh atje?

-Ne ndjekim të gjitha proceset për të kuptuar dhe për të raportuar. Por nga ana tjetër janë procese të cilat janë natyrshëm që mund të ndodhin dhe me ankime. Gjykata do ta vendosë në fund nëse ka një problematikë, por unë di që ndërkohë është një proces që monitorohet edhe nga misionet ndërkombëtar si një kërkesë e ligjit në rradhë të parë, por nga ana tjetër si një vullnet dhe angazhim që partnerët ndërkombëtarë kanë ndërmarrë për gjithë zbatimin e reformës në drejtësi.

-Ju besoni se atje mund të ketë anashkalime dhe një përzgjedhje faire?

-Unë dua të besoj që ligji dhe parashikimet ligjore zbatohen në të gjitha proceset. Ku ka problematika, padyshim zgjidhen me organet kompetente siç është në rastin konkret gjykata.

-Nëse nuk plotësohet numri me 60, ata do shkojnë për specializim në Amerikë?

-Janë partnerët ndërkombëtarë që po e monitorojnë procesin, po ofrojnë këshillim, dhe besoj do kenë përgatitur një program për të gjithë hetuesit të cilët do rekrutohen gjatë kësaj periudhe./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

10 pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të bashkëjetoni

Përveç anës emocionale të marrëdhënies, ka një sërë çështjesh praktike që nuk duhen nënvlerësuar dhe të cilat duhet të...

Plagoset me thikë 16-vjeçari në Sarandë/ Identifikohet autori, shpallet në kërkim

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar. I mituri u...

Si përvetësoi grupi italo-shqiptar 31 restorante në Firence

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga rrjeti italo-shqiptar që kishte mundur “të shtinte në dorë”, 31 restorante dhe 2 hotele në një...

Rritet çmimi për turistët që duan të marrin ashensorin për në Kullën Eiffel!

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e kullës, pasi...

Romeo Veshaj nuk shfaqet në ‘post Big Brother’, Liço: Arsyet nuk i dimë, ndoshta…

Pas finales së të shtunës në BBVIP3, ku u shpall fituese aktorja Egla Ceno, këtë të martë po mbahet një “Post Big Brother Vip”. Në...

Lajme të tjera

Web TV