Gjermania nis izolimin nga Covid-19, këtë javë mbyllen dhe disa vende tjera të BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania, nga sot, futet në izolim të pjesshëm, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Numri i rasteve të reja në këtë vend u rrit të hënën për 12,097.

Të dhënat e Institutit Robert Koch për Sëmundjet Infektive tregojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani aktualisht qëndron në 545,027.

Në 24 orët e fundit, Gjermania regjistroi edhe 49 viktima nga koronavirusi, të cilat e çojnë në 10,530 numrin total të tyre. Izolimi i pjesshëm në Gjermani do të zgjasë një muaj.

Belgjika, e cila po përjeton shpërthimin më të keq të koronavirusit në Evropë, po ashtu futet në izolim nga sot.

Këtë javë, në izolim të pjesshëm do të futen edhe Portugalia, Greqia dhe Austria, shkruan ‘rel’. Italia, Franca, Spanja, Çekia dhe Polonia tashmë kanë ndërmarrë kufizime të ashpra.

Numri total i të infektuarve me koronavirus në Evropë ka kaluar tashmë 10 milionë. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 46 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 1.2 milion kanë humbur jetën dhe mbi 31 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 9.2 milionë të infektuar dhe mbi 230,000 viktima./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e...

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV