Ligji 2020, fluks kërkesash për marrë tokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një javë nga përmbyllja e procesit për tu pajisur me dokumenta pronësie në fshat, shënohet numër i madh aplikimesh.

Më 7 nëntor afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për pajisje me certifikatë

Nga Fernada Cenko

Në fillim të muajit maj ka hyrë në fuqi ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” dhe në datën 7 nëntor përfundon afati për të dorëzuar dokumentacionin që bën të mundur regjistrimin e pronës.

Kush impenjohet pas kësaj date, Kadastra nuk do ti marrë parasysh. Ndaj edhe kreu i Kadastrës Artan Lame ka bërë thirrje të vazhdueshme për të mbyllur plotësimin e dokumentacionit.

Një nga qëllimet e këtij ligji është konsolidimi i marrëdhënieve juridike të pronësisë mbi tokën bujqësore, nëpërmjet regjistrimit të titujve të pronësisë që burojnë nga të gjitha aktet ligjore e nënligjore për pronësinë mbi tokën bujqësore, që kanë sjellë efekte përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji; dhe përfundimi i proceseve të pajisjes me tituj pronësie të përdoruesve të tokave të ish-kooperativave dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilët kanë paraqitur kërkesë për këtë qëllim, deri në gjashtë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Kalimi në pronësi i tokës bujqësore bëhet nga ASHK-ja, sipas listës së përdoruesve të tokës, të miratuar me vendim të këshillit bashkiak.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 7 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përcjellin pranë ASHK-së kërkesat për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, të administruara sipas ligjeve nr. 171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, dhe nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ndërsa vetë qytetarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesë brenda gjashtë muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Aktet e marrjes së tokës në pronësi para hyrjes në fuqi të ligjit të ri për pronën, do të regjistrohen dhe do të shndërrohen në tapi pa iu nënshtruar asnjë verifikimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Ndërsa për personat që kanë marrë tokë bujqësore dhe nuk kanë asnjë dokument pronësie, neni 12 parashikon kushtet për kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore.

Përfitojnë kalimin në pronësi, pa shpërblim, të tokës bujqësore, subjektet që janë përfituese të tokës në pronësi ose përdorim, sipas akteve nënligjore që kanë rregulluar marrëdhëniet juridike të ndarjes apo dhënies në përdorim të tokës bujqësore të vitit 1991 e në vazhdim.

Balla dhe Lame në Belsh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga Drejtori i Kadastrës Artan Lame, ishin në fshatin Çërragë të Belshit, ku shpërndanë 300 certifikata pronësie për tokat.

Balla iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë afatin e vendosur, për t’i hapur rrugë më tej vazhdimit të procedurave, ndërsa sqaroi pse ky proces u vonua 30 vite dhe njerëzit kishin humbur shpresën.

“Në vitin 2005 e mbani mend që Berisha erdhi në pushtet me kartën e legalizimeve. 8 vite në pushtet Saliu, Luli dhe 4 vite me Ilir Metën, legalizoi vetëm 21 344 leje legalizimi. Për 8 vite i bie diku te 2500 leje në vit për të gjithë Shqipërinë.

Në total në 7 vite tonat ne kemi bërë 220 mijë leje legalizimi për 7 vite, 10 herë më shumë sesa legalizoi Luli, Saliu, Iliri e Monika. Në mandatin tonë të tretë do të jetë përfundimi i këtij procesi dhe një fazë e re e shqiptarit me pronën”, u shpreh Balla gjatë shpërndarjes së certifikatave të tokave bujqësore.

Balla sqaroi të gjithë bujqit që kanë toka të bëjnë regjistrimin, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të investojnë në tokën e tyre. “Pse duhet gjithë ky proces? Ajo që e ka dëmtuar ekonominë tonë në 30 vite është fakti se, nëse nuk ke një dokument për pronën, prona nuk vlen.

Një pronë të padokumentuar s’mund ta japësh me qira, ta shesësh madje as mund ta trashëgosh. Ndaj ky proces është kaq i rëndësishëm. Ndaj u desh Edi Rama në krye të qeverisë për ta përmbyllur këtë proces.

Shumë pak kohë na duhet për ta përfunduar tërësisht, njësoj siç po bëjmë këtu sot në fshatin Çërragë.

Ndaj dhe shqiptarët do të dinë të vlerësojnë drejt dhe s’mundet në asnjë rast t’i japin drejtimin Ilir Metës. Ne jemi seriozë për atë që marrim përsipër dhe e mbajmë fjalën.”, tha Balla.

Lexo edhe :  Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

DOKUMENTET QË DUHEN PËR TU PAJISUR ME AMTP

Të gjithë ata qytetarë që nuk janë pajisur me AMTP kanë 7 ditë kohë të shkojnë të aplikonë pranë bashkive. Aplikimi mund të bëhet gjithashtu online në portalin e-Albania; tek zyrat e ADISA-s dhe pranë noterit.

Dokumentet e nevojshme: certifikatë familjare e vitit 01.08.1991; certifikatë familjare e vitit 01.10.1992; fotokopje e kartës së identitetit; vërtetim nga Këshilli i Qarkut për pronën dhe vërtetim i tatim taksave. Të gjitha këto vërtetime ju i gjeni lehtësisht në e-Albania.

Patozi: Nëse duam të rrëzojmë qeverinë në 25 prill, duhet të merremi me arsye të tjera përveç koronavirusit

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, me anë të një postimi në Facebook u shpreh se “të fokusohesh vetëm tek mënyra se si qeveria po e administron situatën e shkaktuar nga vala e dytë e koronavirusit, i bën nder Edi Ramës”.

Sipas tij, “nëse do të duam ta rrëzojmë realisht më 25 prill duhet të merremi më shumë me arsyet e tjera, se po të jetë për COVID-in e dinë edhe fëmijët që nuk ka ardhur në këtë botë dhe as nuk do të largohet prej saj vetëm për Shqipërinë”.

Mes Monës që thotë se nuk ka COVID 19 fare dhe Lulit, që ka lënë të gjitha punët e tjera dhe po merret vetëm me pandeminë, ne nuk do të zgjedhim asnjërin. Ne nuk do të presim që sëmundja, larg qoftë, të na vijë tek familjet tona, që ta pranojmë se ajo ekziston.

Sepse dija njerëzore është krijuar në mijëra vjet që të mos e provosh domosdoshmërisht në kurriz për ta njohur të keqen. Nga ana tjetër të fokusohesh vetëm tek mënyra se si qeveria po e administron situatën e shkaktuar nga vala e dytë e koronavirusit, i bën nder Edi Ramës.

Në kushtet që po mbyllen hermetikisht dhe po rikarantinohen vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara të Europës, nuk bën ndonjë përshtypje të madhe të kërkosh dhe gjesh probleme të vogla tek sistemi ynë i lodhur shëndetësor.

Ndërkohë që edhe në kohë kolere qeveria e stërkonsumuar e Edi Ramës nuk ka hequr dorë nga asnjë prej veseve të tjera. Dhe ne kemi prova dhe fakte të përditshme që ajo e ka dorën e rëndë.

Nëse do të duam ta rrëzojmë realisht më 25 prill duhet të merremi më shumë me arsyet e tjera, se po të jetë për COVID-in e dinë edhe fëmijët që nuk ka ardhur në këtë botë dhe as nuk do të largohet prej saj vetëm për Shqipërinë”, shkruan Patozi në rrjetin social.

Kryemadhi nga Durrësi: Më 25 prill shpopullojmë krimin nga Shqipëria, tritol njerëzor për llumin e Edi Ramës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi nga Durrësi fundin e tranzicionit në LSI dhe mbarë vendin. Para të rinjve dhe të rejave durrsakë,  ajo tha se me 25 prill, me votën e qytetarëve shqiptarë,do të shpopullojnë krimin nga Shqipëria dhe do të popullojnë Shqipërinë me djemtë dhe vajzat shqiptare që po ikin përditë.

”Ju jap fjalën si nënë, që tranzicioni në LSI ka marrë fund, por nuk do të marrë fund vetëm në LSI. Do të marri fund me 25 prill në Shqipëri, sepse vota juaj, vota e familjeve tuaja, vota e qytetarëve të Durrësit do të jetë avangarde dhe do të jetë lokomotiva e trenit të ndryshimit në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit kriminal, për të dërmuar njëherë e përgjithmonë këtë farsë të keqe që shkatërroi të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, politika afatgjatë e Rilindjes dhe Edi Ramës për shpopullimin e Shqipërisë do të marrë fund. Ajo adresoi akuza ndaj qeverisë Rama edhe për betonizimin e qytetit të Durrës, një qytet që siç tha ajo është bërë gunga-gunga.

“Mjafton të dalësh në pozicione të ndryshme ne bregdet dhe do të shohësh që  Durrësi është një qytet gunga-gunga. Mjafton të shohësh betonin e famshëm aty që një shi të bjerë dhe ju e dini se si i gjithë Durrësi përmbytet.

Durrësi nuk ka nevojë më për beton, Durrësi nuk ka nevojë më për të krijuar hapësira për 2 apo 3 biznese apo 1 apo 2 grupe interesi, të cilat janë të lidhura me krimin”, u shpreh kryemadhi.

 

 

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV