Rritet çmimi paketave të cigareve/ Kush po i grabit shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumatorët e duhanit janë përballur me rritjen e çmimit të paketave të cigareve.

Pavarësisht se paketa fiskale e 2020 nuk pati rritje të taksave, por siç u deklarua edhe nga Ministrja e Financave Anila Denaj, “Ky projektligj është një vazhdim i paketës së vjetër me fokus administrimin”, kalendari i akcizës 2017-të parashikonte një rritje të akcizës me 5 lekë të cigareve.

Këtë e kanë sqaruar edhe shitësit me shumicë të paketave, të cilët kanë përllogaritur TVSH-në mbi rritjen 5 lekë, e cila ka rritur çmimin fundor të një pakete me 10 lekë.

Kujtojmë se cigaret janë një produkt me taksa të parapaguara dhe me çmim fiks.

Në kioskat e kryeqytetit një Malboro me 10 cigare, shitet me një çmim prej 200 lekësh.

Çmimi fiks i shtijes nga distributori i Malboros është 170 lekë.

Arsyeja se pse lejohet një rritje e tillë e çmimit nga organet tatimore, nuk dihet.

Edhe pse pyetja se “kush po i grabit shqiptarët” ka mbetur ende pa përgjigje.

Të gjitha qeveritë e kanë argumentuar rritjen e akcizës për cigaret si një politikë për të ulur konsumin, pasi sjell pasoja të rënda në shëndetin e njerëzve.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV