Piktura të frikshme në paketat e cigareve, sot votohet ligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketat e cigareve do të jenë pa logo dhe me piktura të frikshme. Ligji pritet për heqjen e logove pritet të sot në Kuvend. Figurat që paralajmërojnë dëmtimet në shëndet nga pirja e duhanit dhe heqjen e logove të kompanive prodhuese do të hyjë në fuqi janar të vitit 2022. Gjithashtu paketat e duhanit duhet të plotësojnë standardet e paketimit të thjeshtë. Paketimi i thjeshtë bëhet në ngjyrat bardhe e zi ose dy ngjyra të tjera.

Në paketim nuk vendoset asgjë tjetër përveç emrit të markës, emrit të produktit dhe/ose emrit të prodhuesit, detajet e kontaktit dhe sasia e produktit ne paketim, pa logot apo veçori të tjera, me përjashtim të paralajmërimeve shëndetësore të kombinuara, pulla tatimore dhe inforrnacione ose shënime të tjera të miratuara nga KNMSHPD. Sipas ligjit ndalohet çdo lloj reklame apo promovim i paketës.

Sipas projektligjit të paraqitur në çdo njësi paketë apo paketimi të produkteve të duhanit duhet të shfaqen paralajmërime shëndetësore të kombinuara në tekst dhe në figure për demet që shkakton në shëndet përdorimi i duhanit. Ato duhet të zënë 50 për qind ose më shumë të sipërfaqes së shfaqur, por jo më pak se 30 për qind të faqes kryesore.

Duhani është e provuar tashmë që dëmton shëndetin e gjysmës së njerëzve që konsumojnë atë aktivisht dhe ndikon negativishl në 30 % të njerëzve që ndikohen drejtëpëdrejtë pasivisht nga produktet e duhanit. Ndikimin më të madh negativ duhani e ka në semundjet kardiovaskulare dhe në ato tumorale.

Heqja e markës në paketimin e cigareve synon të shkurajojnë duhanpirjen duke hequr asocimin pozitiv të markës në konsumin e duhanin. Për këtë ka filluar të zbatohet edhe paketimi i thjeshtë (plain packaging) i cili quhet ndryshe edhe paketim standart, neutral, gjenerik apo homogjen. Për herë të parë është zbaluar në Australi në vitin 2012.Më tej është shtrirë edhe në vende të tjera përfshirë Kanada, Belgjikë, Francë, Hungari (fillimi i zbatimit eshtë shtyre për në 2022), Irlandë, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegj i etj. Në Turqi zbatohet nga shtatori 2019 ndërsa në Hollandë dhe në Slloveni do të filloje të zbatohet në vitin 2020.

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV