Covid/ Greqia nën masa kufizuese, Selaniku dhe Serres në Lockdown të plotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frika për një përkeqësim të situatës për shkak të përhapjes së koronavirusit në masë, ka detyruar autoritetet shëndetësore greke të vendosin “lockdown” për Selanikun dhe Serën.

Nga mbrëmja e sotme, do të futen në një bllokim total të dyja qytetet dhe për të paktën 14 ditë. Bllokimi do të jetë i rreptë, sikurse dhe ai në mars, ky qytetarët duhet të dërgojnë një mesazh, që të mund të dalin nga shtëpia.

Ndalohet lëvizja me tren nga një qytet në tjetrin, përjashtuar ata që janë probleme shëndetësore ose punë si dhe nuk lejohen as fluturimet në aeroporte.

Gjatë natës, nga ora 21:00-05:00, ndalohet qarkullimi, përjashtuar vetëm ata persona që kanë emergjencë shëndetësore, ose arsye pune.

Shitja me shumicë, industritë, hotelet, shkollat fillore, mbeten të hapura, ndërsa në shkollat e mesme, mësimi zhvillohet online.

Ditën e djeshme vetëm në Selanik u raportuan 449 raste pozitive. Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron mbi 42 mijë të infektuar dhe 644 viktima.

Arsyet e lejuara janë:

-Vizitë në mjek ose farmaci, për çështje shëndetësore
-Blerje dhe pajisje me ushqime dhe sende në supermarket
-Lëvizje drejt punës, me dokument nga punëdhënësi
-Shërbime të sektorit publik, që nuk kryhen me platforma elektronike
-Ushtrim fizik me orar të kufizuar, shëtitje e kafshëve shtëpiake
-Vizitë tek njerëz në nevojë, të moshuar etj.
-Pjesëmarrje në ceremoni (varrime etj.) siç parashikohet rregullorja në vendimin e mëparshëm, me distancë dhe numër të kufizuar pjesëmarrësish.
-Ritualet fetare kryhen në kisha pa besimtarë, në varrime lejohen deri në 9 të pranishëm.
Ndalohen fluturimet drejt dhe nga Selaniku, përveç për arsye madhore, të justifikuara me dokumentacion.

Lexo edhe :  E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Ndalohet qarkullimi jashtë Selanikut dhe Seres, me tren, autobus, apo automjete private, përveç për arsye madhore apo kategori të caktuara, si mjekët, ushtarakët, diplomatët, Frontex.

Sistemi shëndetësor ka shumë presion, masat janë të domosdoshme para rrëzimit total. Stelios Petsas nuk ka përjashtuar mundësinë e një lockdown total në Atikë, apo edhe në të gjithë Greqinë, ndërsa specialistët grekë deklarojnë se sipas të dhënave të deritanishme, masat kufizuese do të jenë të pranishme deri edhe në muajin mars 2021./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV