Futboll femra, presidenti Duka përgëzon Vllazninë: Arritje e madhe, krenar për ju! Tani, për fazën e grupeve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër triumf i topkëmbës së vajzave ka ardhur të martën, pasi Vllaznia e femrave ka kaluar në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur pas 11-metërshave turket e ALG Sporit.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 3-3, teksa Bajraktarin realizoi vetëm në fundin e dy minutën shtesë të 30 minutave të kohëve shtesë dhe i dha mundësinë vajzave kuqeblu të provonin fatin nga goditjet nga pika e bardhë.

Dhe, natyrshëm, kualifikimi i Vllaznisë ka gëzuar edhe presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili ka publikuar edhe një mesazh urimi pas ndeshjes.

“Jashtëzakonisht i lumtur me fitoren e sotme të Vllaznisë në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ndaj kampiones së Turqisë, ALG Spor Kulubu!” – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Ka qenë një ndeshje vërtetë emocionuese dhe e luftuar deri në fund, – vijon Duka në mesazhin e tij. – Një arritje e shkëlqyer për vajzat kuqeblu, por edhe për futbollin e femrave. Le të shpresojmë që ky sukses të pasohet nga të tjera triumfe dhe Vllaznia të avancojë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.”

“Do të ishte një sukses i merituar për këtë ekip, por që njëkohësisht tregon se futbolli i femrave në Shqipëri është rritur në aspektin cilësor vitet e fundit. Urimet më të mira për drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe shpresoj që Vllaznia të vazhdojë të jetë një burim frymëzimi për të gjitha vajzat që duan të luajnë futboll! Jemi krenar për ju”, – ka përfunduar mesazhi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Java Botërore e Vaksinimit/ Mjekja: Vaksinohuni duke besuar, ato shpëtojnë jetë njerëzish

Nga 24-30 prill shënohet Java Botërore e Imunizimit, e cila si çdo vit zhvillohet me qëllim për promovimin e...

Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Dash Shehi thirrje administratës amerikane

Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim i bën thirrje administratës amerikane për ndalimin e  lobimeve në vendet e varfëra dhe të vogla sikurse...

Mashtrimi me Call Center/ SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive...

Ky është Nuredin Seci garanti i 6 milionë dollarëve për heqjen e nongratën Berishës

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka...

Spiropali takime në Tiranë/ O me Shqipërinë në Europë, o me të shkuarën dhe në gropë

Drejtuesja politike e qarkut Tiranë Elisa Spiropali vijon intensivisht takimet në qark, duke bashkëbiseduar me qytetarë, sipërmarrës dhe gra e vajza për projektin e...

Lajme të tjera

Web TV