Kujtim Fejzullai postoi foto me armë në rrjetet sociale para se të kryente sulmin në Vjenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kujtim Fejzullai postoi foto me armë dhe hanxharë në dorë në rrjetet sociale para se të kryente sulmin terrorist në Vjenë, ku mbetën të vdekur katër persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha gjatë deklaratës për mediat se sulmuesi 20-vjeçar postoi në llogarinë e tij në Instagram një foto me armët dhe hanxharin.

Fejzullai filloi sulmin e tij në orën 20:00 pranë një sinagoge. Ai shkoi përmes një rruge i veshur me eksploziv të rremë dhe plagosi 20 persona përpara se të qëllohej për vdekje nga policia austriake.

Policia austriake ka bërë me dije se deri më tani janë arrestuar 14 persona të cilët besohet se kanë lidhje me sulmin. Ndërkohë ministri i Brendshëm austriak tha se nuk ka asnjë provë se një sulmues i dytë të jetë i përfshirë.

Të fundit

“Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr “të palarat” Berishës

Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së,...

Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit...

Parashqevi Simaku: Qëndrimi në rrugë ishte zgjedhja ime, pse të mos rrija jashtë?

Parashqevi Simaku do të japë një intervistë ekskluzive për “Opinion”, ndërsa Blendi Fevziu ka publikuar një fragment, në të cilin këngëtarja shprehet se zgjodhi...

Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Flamur Sula, babai i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula që u vra nga ish-partneri i saj i saj, në një intervistë për mediat italiane ka...

Detajet e rinovimit të Lamine Yamal, talenti spanjoll kërkon të gjuajë penalltitë

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin...

Lajme të tjera

Web TV