Basha: Me valën e dytë të Covid-19 ka nisur mungesa e theksuar e ilaçeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi këtë mesditë një takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, me të cilët diskutoi për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie.

Në fjalën e tij, Basha tha se në vend ka një mungesë të theksuar të medikamenteve bazë për të trajtuar virusin, ndërsa shtoi se kostot e ilaçeve janë të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve.

Këto ditë më është dashur të merrem me pandeminë dhe kam kuptuar se ka nisur një mungesë e theksuar e medikamenteve bazë për të trajtuar virusin, ndonëse jemi vetëm në fillim të valës së dytë. Qeveria po mundohet të gjejë fajtorë për situatën. Janë hedhur akuza ndaj farmacistëve, ndërkohë që ka skandale, si ai me tenderin e maskave, ku një maskë blihej me tenderin sekret me çmim dyfish nga qeveria.

Shqetësimi kryesor është se njerëzit kanë kërkuar e marrë trajtim, por trajtimi ka kosto të papërballueshme, që fillon minimalisht me 200 mijë lekë dhe shkon deri në 1200 mijë lekë të vjetra për pacientë. Nga kjo rimbursohet një sasi e papërfillshme, e një prej antibiotikëve, ndërkohë që pjesa tjetër e paketës as nuk preket e konsiderohet për rimbursim. Mesatarisht paketa shkon 600 mijë lekë për pacientë, një shumë kjo e papërballueshme. I bie 80% e rrogës minimale dhe shumë më shumë se pensioni në vend”, u shpreh Basha.

Më tej ai tha se, “Problemi tjetër që dua të diskutoj është situata me barnat, pasi ka një alarm për mungesë të barnave. Në këtë situatë të pandemisë nuk janë marrë masat për furnizimin me barna të pandërprerë.

Dhe tjetra është vaksina e gripit, që nuk gjendet as në Tiranë, as në rrethe. Këtë javë Covid është futur në një avancim dhe rëndim të situatës. Ne do bëjmë gjithçka për të mbështetur farmacistës në këtë situatë të vështirë, por do të bëjmë gjithçka edhe në gjithë sistemin shëndetësor, ku punonjësit të gjejnë veten me standarde evropiane”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV