Felix Mendelssohn, virtuozi që vdiq në kulmin e karrierës muzikore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompozitori, pianisti dhe dirigjenti gjerman Felix Mendelssohn u lind më 3 shkurt 1809 në një familje hebreje. Vdiq i ri më 4 nëntor 1847 i përndjekur nga shëndeti i keq. Koncertin e tij të parë publik ai e realizoi kur ishte vetëm 9 vjeç.

Pas njohjes së virtuozitetit të tij në moshën 12-vjeçare, Gëte e krahasoi atë me Mozart duke cituar: “Ajo që mund të bëjë ky njeri i vogël në ekzekutim dhe lojën interpretuese, mrekullisë i vë të tjera caqe, dhe unë nuk mund ta besoja se ishte e mundur që kjo të ndodhte nga një djalosh në një moshë kaq të re.”

Kur ishte 20 vjeç, Mendelssohn organizoi dhe performoi një pjesë të harruar të Johann Bach, dorëshkrimi i të cilit, gjyshja e tij ia kishte dhënë katër vite më parë.

Performanca ishte një sukses befasues, u bë i dobishëm në ringjalljen e muzikës së Bach në të gjithë Evropën, dhe katalizoi karrierën e Mendelssohn dhe udhëtimet e tij të shumta nëpër kontinent.

Ai dha gjithashtu një kontribut të vlertë si dirigjent i periudhës së hershme Romantike. Kompozimet e Mendelssohn përfshijnë simfoni, koncerto, muzikë piano dhe muzikë dhome. Punimet e tij më të njohura përfshijnë muzikën e tij të ndryshtë dhe të rastësishme ku citohen, “Simfoninë italiane”, “Simfoninë skoceze”, “Oratorio Elijah”, “Përmbysja e Hebrides”.

Melodia për karolinën e Krishtlindjes “Hark! Herald Angels Sing” është gjithashtu vepër e tij. Këngët pa fjalë të Mendelssohn janë kompozimet më të famshme solo në piano.

Mendelssohn përgjatë gjithë jetës së tij vuajti nga shëndeti i dobët. Në vitet e fundit të jetës, ndoshta i rënduar nga problemet nervore dhe nga puna e tepërt situata do të agravohej. Një turne i fundit në Angli e dërmoi duke e lënë të lodhur dhe të sëmurë.

Lexo edhe :  Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia...

Vdekja e motrës së tij, Fanny, më 14 maj 1847, e përkeqësoi mëtejshëm gjendjen e tij. Më pak se gjashtë muaj më vonë, më 4 nëntor, në moshën 38-vjeçare, Mendelssohn vdiq në Leipzig. Mendelssohn e kishte përshkruar diku, kohë më parë vdekjen, në një letër drejtuar një të huaji, si një vend “ku shpresohet të ketë akoma muzikë, por nuk ka më pikëllim apo ndarje”.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV