Operohet në kokë Maradona, mjekët: E përballoi me sukses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja shëndetësore e Diego Armando Maradonës duket se është përmirësuar.

“El Pibe d’Oro”, iu nënshtrua të martën, një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, që rezultoi e suksesshme.

Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i 60-vjeçarit, Sebastian Sanchi, i cili theksoi se gjithçka shkoi siç ishte parashikuar.

Ndërsa mjeku personal, Leonardo Luque, tha se operacioni u krye në Klinikën Olivos të Buenos Airesit dhe zgjati rreth 80 minuta.

Arritëm të heqim gjakun e mpiksur dhe Diego e përballoi mirë operacionin, është nën kontroll dhe do të mbetet nën vëzhgim”- tha ai.

Legjenda e futbollit botëror, i cili aktualisht është trajner i Gimnasia La Plata, vuante nga një mpiksje gjaku mes kafkës dhe trurit, që iu evidentua pas analizave që bëri kur u shtrua në spital.

Fillimisht, Maradona u shtrua për anemi dhe depression./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV