Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, shtrohet në spital pas infektimit me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe u shtrua në spital pasi doli pozitiv në testin për koronavirus. Kisha tha përmes një deklarate se diagnoza e patriarkut Irinej u zbulua gjatë një “procedure rutinore të testimit”.

Patriarku 90-vjeçar mbetet “pa simptoma dhe me shëndet të shkëlqyeshëm në përgjithësi”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi Irinej udhëhoqi një ceremoni gjatë varrimit të mitropolitit Amfilohije – udhëheqësit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Amfilohije vdiq më 30 tetor në moshën 82-vjeçare, pasi në fillim të tetorit ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mijëra njerëz u mblodhën në Podgoricë për funeralin e tij, duke shkelur masat kundër koronavirusit. Shumë prej tyre nuk mbanin maska dhe as distancë fizike./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD ka cof

Nga Edison Ypi Ne në Dumre, thotë një belshak, ose belshanak, mbështetur mbi një hu gardhi, kemi shtëpi të mëdha,...

Shifrat e frikshme të Amnesty International/ Ja shteti që mban rekordin për ekzekutime

Në esenë e tij “Vëzhgime mbi dënimin me vdekje” nga viti 1957, shkrimtari, Albert Camus mbrojti me forcë refuzimin e dënimit me vdekje. Për...

Blenë restorante, hotele e klub futbolli në Itali, SPAK godet grupin shqiptaro-italian

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Antimafian italiane, kanë goditur një grup kriminal me aktivitet në fushën e mashtrimit me tatim taksat. Sipas një njoftimi...

Kate Middleton shihet në publik për herë të parë pasi zbuloi diagnozën e kancerit

Kanë kaluar muaj që kur Princesha e Uellsit është parë në publik. Tani, media të shumta kanë raportuar se Princesha Kate është parë duke...

Dhunimi i avokatit të Sali Berishës, reagon Argita Malltezi: U godit për shkak të…

Argita Malltezi ka deklaruar se avokati i të atit, Sali Berisha, është në reaminacion. Vajza e ish-kryeministrit, e cila shkoi për të takuar avokatin tek...

Lajme të tjera

Web TV