Valteri-Ramës: Luli është çun i mirë dhe çun i bukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri në fjalën e tij në Kuvend ka folur edhe për afeksionin e kryeministrit Rama për kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilën shprehet se lidhja e tyre janë tenderët që merr kunatin i Lulit.

Qasja juaj është afeksioni që keni për Lulzim Bashën. Lidhja juaj me Lulzim Bashën janë tenderët pafund që merr kunati i Lulit. I merr me bekimin dhe ndërhyrjen tuaj. Prandaj keni edhe aq shumë konsideratë për Lulin sa në çdo konferencë shtypi përpara gazetarëve nuk hezitoni ta shprehni. Ai mund të jetë çun i mirë, çun i bukur siç edhe shpreheni ju, por shqiptarëve nuk iu intereson kjo pjesë.

Ajo që na intereson të gjithëve është të zbërthejmë tentakulat e kësaj politike të pështirë që ju të gjithë së bashku ushtroni në këtë vend me 1001 halle e as nuk denjoni të bëni hapin më të vogël drejt përmirësimit të gjendjes social-ekonomike të qytetarëve. Nëse do t’ju mbushësh mendjen shqiptarëve se sa çun i mirë dhe se sa çun i bukur është Luli, rrit pagat dhe pensionet”, shprehet Valteri.

Më tej ai i drejtohet kryeministrit se nëse do t’ju mbushë mendjen shqiptarëve se Luli është më i mirë dhe më i bukur se Iliri, Saliu dhe Monika, krijo vende të reja pune dhe freno eksodin masiv të emigracionit drejt vendeve të BE.

Investo në infrastrukturën rurale, mbështete bujqësinë, lehtëso financimin e biznesit të vogël, uli taksat për produktet e shportës, rrit asistencën sociale e cila është e vetmja formë mbijetese për mijëra familje, rrit pensionet që të moshuarit t’i kalojnë  si bashkëmoshatarët e tyre europianë vitet e pakta që u kanë mbetur.

Përpara se të na thuash ne që, Luli është çun i mirë dhe çun i bukur, plotëso ato 15 pikat e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave se u bëre gazi i botës duke hapur shishen e shampanjës përpara çdo progres-raporti të KE e në përfundim realiteti është i njëjti si përpara vitit 2013.  Shqipëria ka mbetur në vend numero.

Shqiptarët e dinë shumë mirë se status-quoja të intereson ty, Edi Rama, i intereson Lulzim Bashës, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit”, deklaron Valteri./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Berisha prezanton programin për ‘Fuqizimin e grave dhe vajzave’

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV