Menopauza, vitaminat e domosdoshme në këtë fazë delikate në jetën e një gruaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Simptomat e menopauzës është e mundur që të lehtësohen duke marrë vitaminat e duhura, të cilat ruajnë funksionet e trupit dhe sigurojnë që femrat të plaken shëndetshëm. Më poshtë gjeni vitaminat më të rëndësishme për t’u marrë në këtë periudhë delikate në jetën e një gruaje.

Vitaminat e grupit B- Ky grup vitaminash ofron funksione të ndryshme në trup dhe në veçanti mbështet prodhimin e hormoneve. Në mënyrë të veçantë, është e domosdoshme vitamina B3, e cila favorizon prodhimin e estrogjenit. Vitamina të tjera të llojit B promovojnë funksionimin e duhur të metabolizmit. Por në të njëjtën kohë janë substanca që ndikojnë pozitivisht në gjendjen e përgjithshme dhe gjumë.

Vitamina C- Një vitaminë tjetër vendimtare gjatë menopauzës është vitamina C. Meqenëse nivelet e estrogjenit ulen në këtë fazë, gjë që shkakton simptoma të ndryshme, kjo substancë ndihmon shumë. Vitamina C tek gratë rregullon prodhimin e estrogjenit. Pa lënë pas dore veprimin e saj vendimtar, pasi forcon sistemin imunitar. Por vitamina C në menopauzë mundëson që të përmirësoni pamjen e lëkurës tuaj.

Vitamina E- Është një substancë mjaft e rëndësishme për lëkurën. Në fakt, vitamina E ndihmon për të luftuar procesin e plakjes së lëkurës. Përveç kësaj, kjo vitaminë në menopauzë zvogëlon shqetësimet e gjumit dhe afshet e nxehta.

Vitamina D- Është një nga vitaminat më të rëndësishme në menopauzë. Vitamina D është thelbësore për gratë në këtë periudhë për të forcuar kockat. Mbani parasysh se kockat kanë tendencë të dekalcifikohen gjatë menopauzës. Përveç ekspozimit të rritur në diell, shtesat me këtë vitaminë janë të domosdoshme. Zakonisht mjeku përshkruan një shtesë kalciumi dhe vitamine D për gratë me probleme të osteoporozës, por edhe për qëllime parandaluese.

Në fakt, kalciumi, vitamina D dhe madje edhe magnezi janë të përfshirë në formimin e indit kockor. Në rast të mungesës së tyre, kockat priret të bëhen më të brishta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

SPAK godet grupet e trafikut të drogës, disa të arrestuar në qytete të ndryshme të vendit

Prokuroria e Posaçme ka finalizuar një operacion ku janë goditur disa grupe kriminale të lidhur me trafikun e drogës në disa qytete të vendit. Gazetarja...

Lajme të tjera

Web TV