Miratohet buxheti i ri, përfiton bujqësia, arsimi dhe shëndetësia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 87 vota pro buxhetin për vitin 2021. Cilët janë sektorët që përfitojnë më shumë dhe si do të ndikojë buxheti i ri në përballimin e pasoja të pandemisë. Si pritet të taksohet biznesi dhe lehtësirat fiskale që parashikohen.

Nga Fernada Cenko

Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin për vitin 2021. 87 deputetë kanë votuar pro projekt-ligjit. Ndërkohë 9 deputetë kanë qenë kundër buxhetit 2021, kurse 2 abstenim. Fillimisht më parë projekt-buxheti ka kaluar nëpër Komisionet përkatëse teksa është miratuar tek ‘Ligjet’ ndërkohë që prioritet i saj është shëndetësia, rindërtimi si dhe heqja e taksave për biznesete vogla.

Kryeministri Edi Rama dha përgjigje ndaj akuzave lidhur me nivelin e lartë të borxhit publik, i cili ka kapërcyer shifrën e 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ndërsa vuri theksin se viti i ardhshëm e në vazhdim, do të jetë viti pa taksa kundrejt biznesit të vogël. Kryeministri vlerësoi si risi rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë dhe në arsim, në një vit jo të mirë për ekonominë shqiptare.

“E dini ju sa shqiptarë që deri dje nuk figuronin asgjëkundi sot rimbursohen për ilaçet e tyre, 600 mijë shqiptarë që nuk kanë mundur në vite të sigurohen nga pikëpamja shëndetësore rimbursohen si të tjerët.Kapacitetet rimbursuese ka shkuar 110 mln dollarë në vit, paguan sot qeveria shqiptare për ilaçet e shqiptarëve. 10% taksonit një kokërr aspirinë ju. Nuk ekziston më ajo. E dini sa paketa falas ka në shërbimin shëndetësor sot që nga paketa për sytë, operacione dhe kura të posaçme, shkoni dhe shikojini sa janë.

Natyrisht që nuk është e gjitha dhe pse nuk është e gjitha e duam mandatin e tretë dhe pse vertëm ne mund ta bëjmë të gjithën do të na e japin ne mandatin e tretë, nuk do t’ua japin juve dhe as atyre që janë jashtë. Nuk kanë çfarë ju japin, edhe ajo ju duhet, t’u japin votën dhe tu sillni Monikën bashkë me Ilirin në dasmë ju, nuk vini dhe vetëm, doni të vini bashkë me të tjerë”, tha Rama. Kryeministri tha se karburanti për bujqësinë nuk do të ketë më asnjë ngarkesë fiskale.

“Të gjithë ngarkesën fiskale që ka sot karburanti do ta kthejmë në karburant dhe jo rimbursim. Kjo do të bëjë që çmimi për ta të bjerë.Tjetër fakt është se përtej rritjes së pagave për bluzat e bardha ky buxhet përbën dhe angazhimin më të madh financiar të një qeveri në 30 vjet për sistemin shëndetësor”, tha Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke u ndalur tek projektligji për buxhetin 2021, deklaroi se ky Kuvend do të miratojë rritjen më të madhe të pagës minimale, e cila do të jetë 300 mijë lekë. Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se PS nuk bën asnjë dallim mes Jugut apo Veriut, apo dhe bashkive të vendit.

“Duke u ndalur tek buxheti do nxisja komisionet që të bëjën punën e tyre lidhur me diskutimet në komision. Kemi dy javë pune për të ardhur në fazën e fundit. Jam i lumtur që ky kuvend bën rritjen më të madhe të pagës minimale, në 30 mijë lekë. Çdo familje shqiptare ku njëri prej prindërve i garantohet që të çojnë në shtëpi 300 mijë lekë të vjetra.

Falë administrimit financiar, edhe pse jemi në kushte pandemie, ku goditja ka qenë më e rënda, ku tërmeti merr për rindërtimin pjesën më të madhe të buxhetit për infrastrukturën, ne garantojmë rritje të pagave në shumën e 80 mln dollarë. Janë 4650 mjekë që iu rritet paga në 2021.

Janë 3765 infermierë e laborantë që iu rritet rroga me 40 %. Janë 35 mijë 833 mësues që iu rritet paga. Këto janë shifra konkrete, s’janë 7X7 bëjnë 42, Mirëadministrimi i financave publike na bën që të kemi mundësi që të përfundojmë procesin e rindërtimit”, tha Balla.

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi i është përgjigjur Edi Ramës pasi ky i fundit mbajti një fjalim të gjatë në seancë për opozitën parlamentare. Murrizi i kujton Ramës se ka ardhur nga vagoni i fundit i Fatos Nanos në ’98, ndërsa më pas e riktheu edhe njëherë treni i Gramoz Ruçit në 2009. Ai shton se shakatë dhe ironitë për matematikën Rama duhet t’i bëjë me Bashën dhe jo me opozitën parlamentare pasi me të ndan gjahun e taksave.

Buxhet imagjinar i tipit 3D. 4 miliardë euro të ardhura llogariten t’i merren taksapaguesve, qytetarëve shqiptarë, një pjesë të regjistruar në QKR si biznese dhe të tjerëve nëpërmjet taksave si konsumatorë. Kolegët e PS thanë me krenari që rreth 80 mijë biznese do jenë nën taksa zero.

Nëse në planifikimin imagjinar të qeverisë regjistroni fermerët si biznes të vogël, nga këta që u gënjyen për subvencion. Nga njëra anë thonë jemi liberalë, nga ana tjetër thonë do kemi rritje. Nga e parashikoni?

Do rritet numri i bizneseve, e rritët në 2013 tatimin mbi fitimin 15%. Unë prisja të thoshte me detaje, ta dëgjonin nga kryetari i partisë që është kryetar qeverie. Ai u mor me ne dhe thotë që jemi të ardhur nga vargoni.

A jemi të virgjër ne? Edhe tek ju ka të virgjër nga korrupsioni. Janë ulur dhe ngritur 1415 gra e burra, ku absolutisht bëjnë pjesë dhe ti, dhe këta që janë mbrapa meje, keni njollosur. E kanë certifikatën e virgjërisë, kanë gëzuar vetëm rrogën dhe kanë ikur me një pension”, u shpreh Murrizi.

Lexo edhe :  "Mungesë e theksuar meritokracie", Faik Basha largohet nga Partia e Lirisë

Votimi ishte vetëm në parim për këtë projekt-buxhet.
Mazhoranca e ka cilësuar projekt-buxhetin si një përgjigjie të duhur ndaj pandemisë si një ndihmë edhe më të madhe për Rindërtimin apo rimëkëmbjen ekonomike, kurse disa deputetë të opozitës parlamentare e kanë konsideruar si ‘imagjinar 3D’ duke vendosur më shumë theksin tek borxhi që ka marrë qeveria.

Buxheti i vitit të ardhshëm do të “mposhtë” dy goditjet e njëpasnjëshme që mori ekonomia shqiptare si tërmeti 26 Nëntorit dhe pandemia COVID-19, duke projektuar rimëkëmbje përmes lehtësive fiskale, investimeve dhe rindërtimit. Gjatë diskutimeve në parlament për projektbuxhetin 2021, kryeministri Edi Rama theksoi se nga këto dy kriza, qytetarët do të dalin më të fortë.

Çfarë do të ndodh tek sektorët me prioritet
Arsimi, ku parashikohen të shpenzohen rreth 64.2 miliardë lekë ose rreth 3.8% e PBB, rreth 20 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013.

Shëndetësia, e cila në vitin 2021 do të përfitojë rreth 60.7 miliardë lekë ose 3.6% të PBB, duke përbërë qoftë në terma nominalë ashtu edhe relativë, buxhetin më të madh të 30 viteve të fundit për këtë sektor.

Sektori i Bujqësisë i cili në 2013 merrte rreth 5.86 miliardë lekë ndërkohë që në vitin 2021 do të përfitojë rreth 13 miliardë lekë, pra më shumë se dyfishi.

Rindërtimi, në projektbuxhetin e vitit 2021 parashikohen 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Krahas 34 miliardë lekë të parashikuara për t’u shpenzuar deri në fund të vitit 2020
Përballimi i situatës së shkaktuar nga COVID-19

Anila Denaj: Ja shifrat se si do të rimëkëmbet ekonomia

Projektbuxheti 2021, ministrja e Financave tregon se ku do të shkojnë paratë

Qeveria Shqiptare është e vendosur të arrijë objektivin e saj madhor që e shpreh përmes këtij projektbuxheti, për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike dhe rikthimin në parametrat normalë të rritjes. E gjithë kjo, natyrshëm përkthehet në një mirëqenie më të lartë ekonomike dhe sociale për qytetarët e vendit tonë.

Kështu e perifrazoi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë prezantimit para deputetëve të kuvendit dhe për gjithë qytetarët, projektbuxhetin e 2021. “Kryefjala e këtij projektbuxheti është “Rimëkëmbja Ekonomike”. Kjo në vazhdën e përpjekjeve për të tejkaluar me sukses pasojat negative të dy fatkeqësive natyrore, që goditën vendin tonë në mënyrë të njëpasnjëshme.

Treguesit negativ të rritjes ekonomike kanë prekur gjithë vendet e botës dhe ne nuk mund të jemi imun ndaj zhvillimeve të pandemisë, teksa i afrohemi fundit të vitit. Ulëm pritshmërinë mbi rritjen ekonomike, e cila në fund të vitit 2020 parashikohet të jetë në nivelin -6.1%, por parashikojmë rritje në terma pozitive në vitin në vijim, që do të ketë një rritje prej 5.5%, duke e rikthyer dukshëm ekonominë shqiptare drejt trendit të rritjes së qëndrueshme”, u shpreh ministrja Denaj.

Sipas ministres, besimi bazohet, jo vetëm në faktin se situata është e menaxhuar mirë dhe fondamentet bazë të ekonomisë janë të qëndrueshëm dhe solid. Të gjitha këto, tha ministrja, ishin dhe në vlerësimin më të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare Moody’s, që konfirmoi ditët e fundit vlerësimin B1 dhe qëndrueshmërinë e financave publike. Ky buxhet do të mbështesë sektorët prioritarë dhe më të ndjeshëm në anën sociale si: shëndetësi, arsim, bujqësi, rindërtim dhe infrastrukturë.

Sipas saj, gjashtëmujori i parë i vitit 2020 rezultoi me një rënie ekonomike në nivelin – 6.6%. “Në mbarë globin, masat shtrënguese sollën rënie të fortë të eksporteve, konsumit familjar dhe investimeve në ekonomi, kryesisht atyre private. Gjatë kësaj periudhe, konsumi final shënoi rënie prej 6.9%, ndërsa investimet totale patën një kontraktim të fortë prej rreth 13.2%”, nënvizoi Denaj.

Ajo tha se përveç sektorit të bujqësisë dhe atij të pasurive të paluajtshme, të cilët shënuan një rritje pozitive gjatë 6-mujorit (respektivisht 3% dhe 4.2%), të gjithë sektorët e tjerë prodhues rezultuan me rënie.

“Rënia e aktivitetit ekonomik u reflektua në një masë të konsiderueshme edhe në tregun e punës. Në tremujorin e dytë të vitit 2020, papunësia u regjistrua në 12.5% nga 11.6% që ishte në fund të vitit 2019. Ndërkohë, fondamentet më kryesore makroekonomike, deri tani kanë qëndruar stabël.

Prej tyre më konkretisht do të veçoja: Pozicioni i jashtëm i ekonomisë, i cili vijon të jetë solid, Llogaritë financiare patën Zhvillime Pozitive, kjo falë edhe mbështetjes se partnerëve tanë ndërkombëtare, të cilët na kanë ardhur në ndihmë nëpërmjet instrumenteve të kredive në një kohë të shpejtë”, tha Denaj.

Si do taksohen bizneset në 2021

Nismat fiskale, që pritet të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm dhe që u ndërmorën për t’i ardhur në ndihmë biznesit, si një përgjigje për të minimizuar efektet që po shkakton kjo situatë e vështirë: Zerimi i detyrimit të Tatimit mbi Fitimin për biznesin e me xhiro deri ne 14 milionë lekë.

Rritja e pragut të TVSH-së nga 2 milionë në 10 milionë. Pra, bizneset me të ardhura deri në 10 milionë lekë, nuk do të paguajnë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Rritja e pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve nga 26 mijë lekë në 30 mijë lekë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është...

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të fituar zgjedhjet është po ai...

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë...

Fanellë speciale, Inter bashkëpunon me Valentino Rossin

Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë...

Akullnajat austriake mund të zhduken

Ekspertët paralajmërojnë se akullnajat, dikur të mëdha të Austrisë, mund të zhduken pothuajse plotësisht në të ardhmen e afërt për shkak të ndryshimeve klimatike. Për...

Lajme të tjera

Web TV