Rama: Mandatin e tretë e duam që të përfundojmë rindërtimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama të premten ka vizituar qytetin bregdetar të Durrësit, ku dhe foli në lidhje me procesin e rindërtimit të banesave që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se PS e do mandatin e tretë në 2021 për të përfunduar procesin e rindërtimit, pasi sipas tij, një gjë të tillë s’mund ta bëjë opozita nëse vjen në pushtet.

Nuk ka nevojë që të mundosh veten me si mund të jenë këta të tjerët nëse vijnë në pushtet, mjafton të kujtohesh se janë po ata. Me 1000% nuk ka asnjë shans që kush do të marrë shtëpinë e re në zonat rurale apo apartamentin e ri gjatë vitet që vjen në zonat urbane të mund të marrë atë që i takon në kohë dhe me cilësi, nëse kjo punë ndërpritet këtu dhe nëse atyre u jepet mundësia që të arrin stafetën”, u shpreh kryeministri.

Një numër shumë më i vogël se ato të prekurit nga tërmeti dhe një shumë më e vogël se ajo që është vënë në administrimin për tërmetin, një përmbytje jo e vogël në Shkodër që la mijëra familje në një situatë të vështirë dhe ata që u angazhuan se do jepnin dëmshpërblimin dhe një histori pa fund që u mbyll me dëmshpërblimet që u dhamë ne”, tha Rama.

Për kryeministrin nëse nuk do kishim marrë detyrën, ata nuk do i kishin marrë kurrë paratë, ashtu si kundër nëse ne do të kishim marrë detyrën invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar nuk do i kishin marrë në kohën kur shteti ua kishte borxh./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë,...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

“Serbia do të mbrohet me çdo mjet!” Vuçiç: Na futët në kaos që prej 1999

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kritikoi ashpër perëndimin, teksa akuzoi shtetet e mëdha për kolonializim modern te vendeve të vogla, përmes mjeteve jo ushtarake, si...

Lajme të tjera

Web TV