Biden mban fjalimin e parë pas fitores: Njerëzit e bënë zgjedhjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u zgjedhur presidenti i 46, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë. “Populli, njerëzit e këtij vendi folën. Na e dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse”, tha presidenti i sapozgjedhur. Që në nisje të fjalës së tij ai pohoi se qëllimi i tij si president, ishte bashkimi i popullit amerikan.

I përulem besimit që më keni dhënë. Zotohem se do të jem president që nuk përpiqet të ndajë, por të bashkojë, që nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete të kaltra, por vetëm Shtete të Bashkuara”, tha Biden.

Ai foli në shtetin e tij Dellauer, disa orë pasi mediat amerikane parashikuan fitoren e tij në shtetin e Pensilvanisë, me të cilën tejkaloi 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për t’u zgjedhur president.

Biden garoi në zgjedhjet e 3 nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump, i cili tha se nuk e pranon rezultatin dhe se do ta sfidojë në gjykatë. “Le t’i japim njëri-tjetrit shansin. Është koha të ndalojmë retorikën e ashpër, të ulim temperaturën, të shohim njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin… të ndalojmë t’i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq”, tha Biden në fjalimin që u transmetua drejtpërdrejt në mediat amerikane.

Ai citoi Librin e Predikuesit, duke thënë se ka “kohë për gjithçka”. “Kjo është koha për të shëruar Amerikën”, tha Biden. “Do të punoj po aq shumë si për ata që nuk më votuan, si për ata që më votuan”, u zotua Biden. Mes të tjerash Biden tha se detyra e tij e parë do të jetë vendosja nën kontroll e pandemisë së COVID-19.

Lexo edhe :  Netflix përdor efektet e Inteligjencës Artificiale për herë të parë në një serial

Është mënyra e vetme që të mund t’i kthehemi jetës normale”, tha Biden dhe shtoi se “nuk do të kursejë asnjë përpjekje. Sonte, e gjithë bota po shikon Amerikën dhe besoj se Amerika është një fener për globin. Le të jemi kombi që e dimë se mund të jemi. Një komb i bashkuar, një komb i forcuar, një komb i shëruar”, tha ai, teksa përfundoi fjalimin. B

iden u ftua në skenë nga nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë detyrë.

“Ju zgjodhët shpresën, unitetin, mirësjelljen dhe të vërtetën. Ju zgjodhët Joe Bidenin president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Harris në fjalimin e saj, ndërsa shtoi se Biden është një person me përvojë. “Joe është një shërues. Një person, përvoja me humbje e të cilit i jep atij një ndjenjë qëllimi, që do të na ndihmojë ne si komb ta rikthejmë ndjenjën tonë të qëllimit”, tha Harris.

Harris e vlerësoi Bidenin për “guximin” për të thyer barrierat dhe për të zgjedhur një grua për nënpresidente./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. A2 CNN raporton se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e...

Lapaj zbulon ofertat: Rama ka dy muaj që tenton…

Të mërkurën Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht se do të shpërndajë mandatet parlamentare për Qarkun e Tiranës, por dy udhëheqësit e Koalicionit Nisma...

Renditja e UEFA-s: Real Madrid numri 1, pas tij një klub surprizë

Edhe pse Bayern po kalon ditë të vështirë, sidomos në merkato, mbetet ende klub prestigjioz dhe me peshë në arenën ndërkombëtare. Bavarezët aktualisht renditen si...

Fluksi në portin e Durrësit, mbi 13 mijë pasagjerë vetëm në fundjavën e kaluar

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh,...

Meta po mbahet në burg për analizat financiare të ish vjehrrës!

Avokati i Ilir Metës përmes një konference për mediet ka paraqitur versionin e tij kundër akuzave të SPAK. Kujtim Cakrani shprehet se nga hetimet nuk ka një...

Lajme të tjera

Web TV