Ministri i Jashtëm rus telefonon Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Rama gjatë ditës së sotme, me kërkesën e këtij të fundit.

Lajmin e konfirmon Ministria e Jashtme ruse në një njoftim të saj.

Lavrov dhe Rama kanë shkëmbyer këndvështrime dhe mendimet e tyre për gjetjen e zgjidhjeve për të kapërcyer krizën institucionale në OSBE.

Në njoftimin  e saj ministria e jashtme ruse, thekson se Lavrov ka vënë në dukje se Moska tërheq vëmendjen për korrektësi në lidhje me zhvillimet në Minsk. Sjelljet e tepruara ka kufizuar më tej shanset e OSBE-së, për të lehtësuar një dialog konstruktiv midis autoriteteve Bjelloruse dhe opozitës.

“Përfundimet e arritura nga Wolfgang Benedek janë të njëanshme dhe joprofesionale. Ai ka paraqitur rekomandime të papranueshme politike që janë përtej autoritetit dhe kompetencës së institucioneve dhe mekanizmave të OSBE-së. Shembulli i tij, i ka bërë standardet e dyfishta. Ato po minojnë besimin në OSBE”, ka thënë Lavrov.

Rama dhe Lavrov kanë diskutuar edhe përgatitjet për takimin e Këshillit Ministror të OSBE në Tiranë, e cila do të mbahet  më datën 3-4 dhjetor të këtij viti, përmes videokonferencës.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Konflikti i Bledjon Nallbatit, Ivi Kaso kërkon falje në emër të PD-së: SPAK të hetojë

Drejtuesi i Partisë Demokratike i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur mbrëmjen...

Shehaj, Lapaj apo Qori, cila parti e re po bën fushatën më të mirë zgjedhore?

Zgjedhjet e 11 majit kanë një risi të madhe, sepse për herë të parë në Shqipëri garojnë shumë parti të reja. Më të zëshmet...

Instagrami emocional, “fajtori” i gjumit të keq. Këshilla për ta shmangur

Shpesh dëgjojmë këshillën klasike: “Mos përdor telefonin para gjumit.” Por sipas kërkimeve të fundit, nuk është vetëm drita blu e ekranit që na prish gjumin,...

Kroaci, makina përplaset me autobusin! Raportohen 2 të vdekur dhe 31 të plagosur

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar mëngjesin e së dielës në një aksident trafiku në autostradën Zagreb-Beograd, mes Popovaçës dhe...

Rama e kap keq me partitë e reja: Historia ka treguar se janë problem…

Kryesocialisti Edi Rama, po vijon fushatën elektorale në Lezhë këtë pasdite. Ai nuk i kurseu ironitë edhe për partitë e vogla të cilat garojnë në...

Lajme të tjera

Web TV