Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në një aksion në rrugën ‘Frang Bardhi’ është ndaluar një automjet ku është gjetur kokainë dhe në pranga ka rënë personi me inicialet W.H.
Po ashtu një 30-vjeçare është arrestuar në Kamzë pasi ushtroi dhunë ndaj prindërve të bashkëshortit. Ndërsa një 54-vjeçar është arrestuar në rrugën ‘Teodor Keko’ pasi dhunoi bashkëshorten.
Ndërkohë tre të tjerë u arrestuan pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Policia ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim A.T. 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme në rrugën e “Arbërit” pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin E.M, 20 vjeç, nga Tirana, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore./r.g/Fjala.al