Rama dhe Basha përplasen në distancë për raportin e Dick Marty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijimin e fushatës elektorale, poltika në vend po luan me “kartën e nacionalizmit”, e cila ka sjellë përplasjen mes Ramë, Bashës dhe Metës. Rama: Beogradi nuk e donte, por e miratuat ju raportin e Dick Marty! Basha: Mos u bëj zëdhënësi i Beogradit

 Nga Fernada Cenko

Kreu i demokratëve Lulëzim Basha është përplasur në distancë me kreun e qeverisë Edi Rama. Ka qenë shefi i opozitës që ka shënjestruar kryeministrin për situatën e Covid-it në vend dhe më pas përplasjet kanë vijuar me Raportin e Dick Marty. Basha në postimin e tij në Twiter shprehet se Rama është përgjegjës pse qindra qytetarë kanë humbur jetën, për shkak të Covid-19.  Ai shton se bashkë me shqiptarët do të fitojë zgjedhjet e do të shërojë plagët e hapura nga kreu i qeverisë aktuale.

“Të gjithë e kuptojnë se ti gënjen e shpif vetëm për të larguar vëmendjen nga pyetjet që ju interesojnë vërtet qytetarëve: Pse qindra shqiptarë kanë humbur jetën nga COVID si rezultat i dështimit tënd? Pse spitalet janë mbushur plot dhe të sëmurët dergjen në ambulanca dhe korridore? Pse e ke shkatërruar ekonominë? Pse nuk ju jep ndihmë financiare të prekurve nga COVID? Pse e ke mbyllur derën e BE?”, ka shtruar pyetjet Basha në rrjetet sociale.

Sipas atij, shqiptarët kanë nevojë për një kryeministër që punon për ta e jo një klloun të dështuar si Rama. “Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet & do shërojmë plagët e hapura nga ai!”, shkruan Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramës në Twiter. Që duke ju kthyer Bashës për COVID-in, hapi edhe një temë të harruar prej vitesh; Raportin e famshëm të Dick Marty për trasnplant të organeve, por të rikthyer sërish në vemendje. Përmes një postimi në Twiter, kreu i qeverisë i sugjeroi Bashës që mos të fshihej pas COVID-it. Mes të tjerash, i kërkon shpjegim për votimin e raportit të Dick Marty, i cili fliste për Shtëpinë e Verdhë, ku sipas tij kryheshin transpante organesh.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, shkruan në Twtter kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë ka reaguar për këtë çështje edhe më herët, ku i kërkonte dhe presidentit Ilir Meta qëndrimin e tij për këtë dosje dhe pse votoi pro saj. “Ilir a mund t’ia thuash shqiptarëve pse e votove pro raportin e Dick Marty, bashkë me Saliun kur ne e votuam kundër? Po ti Lulëzim a e sqaron dot çfarë dosje ke përgatitur për sajesën e Shtëpisë së Verdhë bashkë me mjekun peruan që dëshmon se ti ke mbledhur dëshmitë bashkë me të?”, shkroi Rama.

Lexo edhe :  Rama apo Berisha, cili po bën fushatë më të mirë për zgjedhjet e 11 majit?

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vazhduar replikat me kryeministrin Edi Rama duke ju shmangur pyetjes direkte të kryeministrit. Përmes një postimi tjetër në “Twiter”, Basha shprehet se Rama nuk ka lidhje me të vërtetën. Ai thekson se ishte Rama ai që premtoi mijëra vende pune, por se sot në vend papunësia është rritur në masë, si dhe ka rritur taksat për qytetarët. Numri një i PD-së shprehet se Rama është një gënjeshtar dhe ka ardhur koha që të largohet përfundimisht nga pushteti. Basha iu përgjigj, duke thënë se Edi Rama ka zgjedhur të bëhet zëdhënës i Beogradit.

Çfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!”, thekson Basha në Twiter!

Rama, me anë të një tjetër postimi në “Twiter” shprehet se Basha është kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë, duke pasur parasysh raportin e Dick Martyt. Ai shton se Basha nuk ka qenë e nuk është lideri i opozitës, por vijon të jetë një kukull.

“Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifësirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakë së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve të marrë në pyetje! Fakti që nuk ke gjunjë të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”, i përgjigjet Rama.

Raportit i Dick Marty, u miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje. Në këtë raport flitej dhe për ‘Shtëpinë e Verdhë’, ku thuhej se aty bëhej transplant organesh. Përmes një reagimi në “Twiter” kreu i qeverisë bën me dije se Beogradi nuk e donte atë raport, duke akuzuar kryedemokratin Basha se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty. 

r.g/fjala.al

Të fundit

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave,...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

“Nëse votoni 5 dhe 1 do zhgërryheni si derra”/ Vota për numrin 4 ju nxjerr nga lluca!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zgjedhur t’u drejtohet ndryshe qytetarëve për zgjedhjen që do bëjnë në 11 maj. Nga një fermë...

Çfarë ndodhi? SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit të njohur (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 6 maj me konkluzionet në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Lezhës, Artan...

Lajme të tjera

Web TV