Meta, Ramës: Shto testimet, ju premtove shëndetësinë falas qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me postimin e disa minutave më parë të Kryeministrit Rama në twitter.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta ka vijuar replikën me Ramën, duke theksuar se duhen rritur testimet pasi qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë ndërkohë që ka vijuar akuzat ndaj qeverisë.

“Qytetarët e infektuar po shtohen çdo ditë!
Jetët e humbura po shtohen çdo ditë!
Shto testimet!
Rimburso pacientët të cilët mjekohen në shtëpi, familjet në nevojë dhe pensionistët e infektuar me COVID-19!
Rrit buxhetin për sistemin shëndetësor! Shto spitalet COVID!
A e di ti sa paguan sot çdo shqiptar për mjekim dhe ilaçe për t’i shpëtuar COVID-19?
A nuk ishe ti që ju premtove shëndetësinë falas?
Mjaft me koncensione dhe PPP korruptive! Mjaft me tendera sekrete për oligarkët!”, shkruan Meta.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Po vdesin për ujë”/ Pamje drithëruese nga Gaza, fëmija vrapon pas kamionit bosh (VIDEO)

Në një rrugë të rrënuar të Gazës, një djalë i vogël palestinez, këmbëzbathur dhe i veshur me rroba të...

Anija kozmike e epokës sovjetike pritet të prekë Tokën në mënyrë të pakontrolluar

Një anije kozmike e epokës sovjetike pritet të rihyjë në atmosferën e Tokës këtë muaj. Bashkimi Sovjetik nisi “Kosmos 482” në vitin 1972, me qëllim...

Berisha takim me fermerët e Dimalit/ 200 euro pensionet në fshat, s’ka më çmime monopol!

Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në rrethe. Ditën e sotme (2 maj), kreu i PD-së,...

PD denoncoi se i kanë vjedhur zyrën/ Policia: S’ka thyerje apo dëmtime të objektit!

Partia Demokratike, Dega Cërrik, ka denoncuar në Polici grabitjen e zyrës pasi kanë konstatuar se mungonte 1 kompjuter dhe 1 televizor. Denoncimi është bërë në...

“Grumbulloni ushqime sa më shumë të mundeni”/ Prag lufte mes 2 fuqive bërthamore

Kashmiri, i administruar nga Pakistani, u bëri thirrje banorëve afër kufirit de facto me pjesën indiane të rajonit që të grumbullojnë ushqime, teksa tensionet...

Lajme të tjera

Web TV