Fjoralba Ponari së shpejti pjesë e një filmi në ‘Netflix’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja e njohur shqiptare, Fjoralba Ponari ka rezervuar shumë surpriza për fansat e saj.

Duket se përveç moderimit dhe muzikës, ajo do të merret edhe me aktrim.

Përmes një postimi në Instagram, së fundmi ajo ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të Netflix, ku do ta ketë një rol të vogël.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka shkruar Fjoralba.

Përsa i përket muzikës, aktualisht Fjoralba është nën menaxhimin e Mc Kreshës, teksa në verë zbuloi se do të sjellë një bashkëpunim me Lyrical Son.

Pak kohë më parë, ajo ka treguar se me Mc Kreshën ka më shumë se një bashkëpunim, si edhe ka disa emra të mëdhenj që do jenë pjesë e albumit. Për publikimin e tij ajo ka thënë se nuk mund të arrihet brenda vitit 2020.

Kujtojmë që bukuroshja është në profesion stomatologe, të cilin e ka trashëguar nga babai i saj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Në përfundim, Partia Socialiste ka kryesuar me...

PS fiton Vorën me 8010 vota, Gonxhja më i votuari me 4794 vota

KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me...

Garë e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh

Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86...

Sekuestrohen pasuri në vlerë 2 milionë euro në dyshimin për pastrim parash

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e...

Adam Sandler i dërgon çdo vit lule Jennifer Aniston për Ditën e Nënës

Çdo vit, në Ditën e Nënës, Jennifer Aniston merr një buqetë me lule. Ia dërgon Adam Sandler. Të dy aktorët kanë ndarë shpesh të...

Lajme të tjera

Web TV