Vajza e regjisorit të famshëm flet për punën në pornografi: Më ofron kënaqësi, s’do heq dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vajza e regjisorit të famshëm të Hollywood, Steven Spielberg filloi karrierën në pornografi në fillim të këtij viti. Dhe tani Mikaela Spielberg shprehet se puna e seksit ka qenë forcë shëruese në jetën e saj.

24-vjeçarja, e cila u adoptua nga regjisori i famshëm dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, “pushtoi” titujt e mediave pas një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj në atë kohë, Chuck Pankoë, i cili ishte 27 vite më i madh se ajo.

Mes akuzave për dhunë në familje, Mikaela luftoi me abuzimin me substancat narkotike, depresionin, ankthin dhe pothuajse mbeti e pastrehë.

Por ajo zbuloi për The Sun në fillim të këtij viti se filloi të punonte për industrinë e filmave për të rritur.

Dhe së fundmi, ajo pranoi se puna në pornografi e ka shëruar nga e kaluara e saj.

“Unë gjithmonë kam qenë një person me natyrë shumë seksuale, gjë që më ka futur në telashe më parë,”- tha ajo për The Sun, në atë periudhë.

Ndërsa në intervistën e fundit shpjegoi se “ka mësuar që nuk i pëlqen “përmbajtja hardcore”, por ajo me pasion.

“Mund të jetë e vështirë të keni besim tek vetja, kur ju është thënë se nuk jeni aq e bukur sa dikush të dëshirojë të bëjë seks me ju dhe zbuloni se kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë një përvojë shërimi, e dini?”- u shpreh Mikaela.

Mikaela punon për faqen pornografikë ManyVids ku publikon video live si edhe të regjistruara nga shtëpia e saj në Nashville.

Ajo pranoi se dy vite më parë se “zemra iu ishte thyer më dysh, ishte e pambrojtur dhe shpirti iu ishte copëtuar” se se dhimbjen e saj e mbulonte me pije, por tani nuk e bën më këtë gjë.

Lexo edhe :  Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

“Jam mes një udhëtimi shërimi. Rreth dy vite më parë isha në gjendjen e time më të keqe,”– tregoi ajo.

Ndërsa pranoi se nëse nuk do kishte bërë punën që “i duhej të bënte mbi veten dhe marrëdhënien e saj do të kishte vdekur brenda vitit.”

24-vjeçarja tregoi se puna në pornografi i ka ofruar asaj kënaqësi.

“Me të vërtetë po e shijoj punën dhe më jep një mënyrë tjetër të këndvështruarit të jetës,”– theksoi Mikaela, teksa pranoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga puna e seksit.

“E dua aq shumë atë. Me të vërtetë më pëlqen dhe ndoshta do e bëj përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës,”– u shpreh ajo./Panoramaplus

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV