Shakohoxha i bashkohet nismës për mbjelljen e pemëve, Veliaj: Kollaj të ankohesh, vështirë t’i bësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve i bashkohet një nga gazetarët më të njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, mbollën pemë në Parkun e Liqenit Artificial, që është kthyer në një nga hapësirat më të dashura për kryeqytetasit.

Është më e bukur kur njerëzit nuk e kanë detyrim mbjelljen e një peme, por e bëjnë nga dashuria e zemrës, nga mirësia për t’i dhënë mbrasht diçka qytetit. Më vjen mirë që sot jam me shokun tim të vjetër, Shakohoxhën. Është kollaj të ankohesh, por është shumë më vështirë t’i bësh gjërat. Të prishësh terezinë dhe të thuash sot do të mbjell një pemë, të mos ankohem se mungon gjelbërimi, por të jap një kontribut”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se pandemia e Covid-19 tregoi për rëndësinë që ka mbrojtja e natyrës dhe falenderoi 2500 qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme, krahas shumë bizneseve apo institucioneve të ndryshme.

Veliaj ftoi këdo që ka mundësi që të japë kontributin e tij në këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, sepse kështu lë një pajë për gjeneratën e ardhshme.

E përdor këtë mundësi për t’i ftuar të gjithë të japin një kontribut, për të lënë një pajë e cila do jetë këtu pavarësisht se kush e qeveris qytetin dhe vendin. Kemi nevojë patjetër për rrënjët e pemëve, por kemi më shumë nevojë për rrënjë të një komuniteti, i cili thotë këtu jetoj, këtu duak të kem sukses, këtu shoh të ardhmen time, këtu po rris të familjen time, do jap edhe një kontribut për qytetin”, deklaroi Veliaj.

Gazetari Dritan Shakohoxha ftoi që kësaj nisme t’i bashkohen edhe të tjerët, për të lënë një gjurmë në qytetin e tyre. “Çdo shqiptar që jeton jashtë, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri, por kushdo që vjen një ditë në Tiranë, mund të mbjellë një pemë. Kjo është pema që kemi mbjellë ne, e kemi lënë një gjurmë, një dashuri. Një çift i dashuruar mund të vijë të mbjellë një pemë, nuk ka gjë më të bukur. Shumë e bukur, merrni frymë njerëz dhe mbillni pemë se ia vlen”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Nismës së Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar jo vetëm familjarë, biznese e përfaqësi diplomatike, por edhe shumë personalitete të njohura nga fusha e politikës, artit dhe sportit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV