Gruaja me gojën “më të madhe në botë” fiton 15 mijë dollarë për çdo video që publikon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua që pretendon se ka “gojën më të madhe në botë” ka shpjeguar në rrjetin social TikTok se si tipari i fytyrës e ka ndihmuar të fitojë afërsisht 15,000 dollarë për çdo video që publikon.

Samantha Ramsdell, 30-vjeçe fitoi gati 740,000 ndjekës gjatë bllokimit të koronavirusit, raporton “The Sun”. Edhe pse fillimisht ishte e shqetësuar se Covid do të shkatërronte karrierën e saj në komedi, tani ajo fiton shumë më shumë famë dhe para në Tik Tok.

Aktorja e humorit shpjegoi se Tik Tok e paguan atë rreth 15,000 dollarë për çdo video që poston. Fillimisht ajo filloi të bënte video duke kënduar dhe aktruar për të rritur besimin e saj dhe për të treguar aftësitë në internet, por shpejt kuptoi se goja ishte elementi kryesor që tërhiqte.

Kam humbur mbi 50 kile dy vjet më parë dhe rifitova besimin tim. Fillova të bëja video me fytyra qesharake gjatë izolimit, por sa herë që fokusin e vija tek goja, videot bëheshin virale. Në fillim ndjeja pasiguri për shkak të madhësisë së gojës, por ajo është pjesë e imja dhe tashmë e lë që të ndriçojë në çdo video timen dhe kudo,”- u shpreh ajo.

https://www.instagram.com/p/CHY1XdHjfOy/

Goja e saj është 8.89 cm e gjatë dhe 10.16 cm e gjerë, duke e bërë pretendente për në librin “Guinness”./r.g/Fjala.al

Të fundit

Nga zhgënjimi i vitit 2003 te triumfi më 2006; mesazhi i paharruar i Maldinit për Buffon

Viti 2003, stadiumi “Old Trafford”. Finalja e parë krejt italiane e Champions League vendosi përballë Milanin dhe Juventusin, një...

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Vladimir Putin sipas BBC mësohet se ka ofruar të ndalojë ofensivën e tij dhe të “ngrijë” vijën e frontit në Ukrainë, nëse Volodymyr Zelensky...

Prapaskenat në Alaska, Putin kërkon që rusishtja të jetë gjuhë zyrtare në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin ka vlerësuar si “shumë të dobishme” bisedimet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të zhvilluara dje në Alaskë. Mediat ruse...

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Lajme të tjera

Web TV