Arqipeshkvi i Tiranës, George Frendo pas infektimit me covid-19, është nisur drejt Italisë, për një kujdesie më të specializuar mjekësore.
Ai ka mbërritur në shtetin fqinjë gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe pamjet e tij në mediat italiane.
Ai është transportuar me një avion të Forcës Ajrore Italiane i vendosur në një kapsulë izoluese ku më pas një prej ambulancave e ka transportuar drejt spitalit Miulli në Acquaviva delle Fonti, Bari.
Pasi mbërriti në Itali, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njoftoi se Arqipeshkvi George Frendo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t, Bari raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.
Sipas njoftimit, George Frendo po i nënshtrohet një terapie të cilës po i përgjigjet pozitivisht.
Frendo është infektuar disa ditë më parë teksa pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u vendos që ai të trajtohej në spital./Bl.Ba/Fjala.al