Cili do të jetë fati i murit kufitar të Presidentit Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden, i parashikuar të bëhet presidenti i 46-të i Amerikës në janar, ka premtuar se do të ndalojë ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, një nga projektet kryesore të axhedës së Presidentit Donald Trump.

Agjentët federalë të sektorit Laredo të Teksasit, vëzhgojnë më shumë se 270 kilometra vijë kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Planet e miratuara parashikojnë ndërtimin e rreth 113 kilometrave mur në këtë zonë.

Shefi i Patrullës që vëzhgon kufirin në sektorit e Laredos, Matthew Hudak, thotë se muri do të ndihmonte në luftën kundër grupeve kriminale që trafikojnë njerëz dhe zhvillojnë kontrabandë në Shtetet e Bashkuara.

“Me ngritjen e murit ne u heqim përfitimet këtyre organizatave kriminale. Ato janë para që nuk do të shkojnë në Meksikë për të blerë armë, municione e të përdoren për të viktimizuar fqinjët tanë përtej kufirit”, thotë ai.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden thotë se ai nuk do të rrëzojë pjesë tashmë të ndërtuara të murit nga administrata Trump, por ai ka bërë këtë premtim.

“Asnjë metër tjetër nuk do të ndërtohet gjatë administratës sime”, tha ai.

Agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se deri në fund të vitit 2020, synimi është që në kufi të ndërtohen 724 kilometra mur.

“Presidenti Trump do të jetë president deri më 20 janar, kështu që deri atëherë, presim që ndërtimi i murit në kufi të vazhdojë”, thotë Jessica Bolter, e Institutit mbi Politikat e Migracionit.

Zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit thonë se shumica e kontratave janë lidhur tashmë dhe se po ndërtohet afërsisht 1,188 kilometra mur kufitar i financuar deri më tani. Kur zoti Biden të marrë detyrën, ekspertët thonë se ai do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime për ato kontrata që nuk janë përfunduar ende.

“Administrata e tij mund të jetë duke studiuar se si t’u japë fund kontratave që janë aktualisht në proces, ndoshta edhe në ato vende ku ende po ndërtohet. Qeveria ka shumë liri veprimi për ta bërë këtë dhe zakonisht mund të bëhet me lehtësi, ndonjëherë duke u paguar një tarifë kompanive për përfundimin para kohe të kontratës”, thotë zonja Bolter.

Lexo edhe :  Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Ndërkohë Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim rreth autoritetit që gëzon Presidenti Trump për të përdorur një sasi të madhe parash për të ndërtuar murin në kufi edhe pse tashmë janë një pjesë e madhe e këtyre fondeve. Kjo pritet të jetë një çështje për diskutim nën administratën e zotit Biden.

“Mendoj se ky do të jetë një nga ato probleme që do të gjejë zgjidhje gjatë tranzicionit politik. Vendimi i Gjykatës së Lartë realisht nuk do të ketë rëndësi”, thotë Tony Payan, e Institutit James Baker për Politika Publike në Universitetin Rice.

Zoti Biden gjithashtu ka bërë një premtim në lidhje me proceset gjyqësore të qeverisë kundër pronarëve të cilët nuk kanë pranuar të heqin dorë nga toka e tyre, për ndërtimin e murit të zotit Trump.

“Tërhiqni paditë gjyqësore. Ne do të heqim dorë nga këto projekte, nuk do t’ua konfiskojmë tokën”, thotë Joe Biden, President i Zgjedhur.

Në vend të ndërtimit të mureve, demokratët kanë përkrahur prej kohësh përdorimin e teknologjisë për të zbuluar kalimin e paligjshëm përgjatë më shumë se 3,000 kilometrave kufi në jug të vendit.

“Do të sigurohem që kemi mbrojtje kufitare, por trajtimi i kësaj çështjeje do të bazohet në përdorim e kapacitete të teknologjisë së lartë “, thotë Joe Biden, Presidenti i Zgjedhur.

Shefi i Patrullës kufitare në sektorin Laredo, Matthew Hudak, përkrah një qasje me shumë kahe ndaj sigurisë kufitare, që përfshin edhe ndërtimin e murit. Kundërshtarët e mureve kufitare thonë se ato dëmtojnë ekosistemet, duke përkeqsuar pasojat e përmbytjeve si dhe duke u shkatërruar kafshëve shtigjet e kalimit. Ata thonë se zoti Biden duhet të bëjë më shumë sesa të ndalojë ndërtimin e mureve.

“Mendoj se në disa vende duhet të rrëzohet. Dëmi është shumë i rëndë për mjedisin”, thotë Tony Payan, Instituti James Baker për Politika Publike në universitetin Rice.

Krahas çështjeve që lidhen me mjedisin, ekspertët thonë se zoti Biden jo vetëm që do të duhet të gjejë një ekuilibër mes faktorëve që lidhen me sigurinë dhe atyre humanitarë në kufi, por duhet të trajtojë edhe shqetësimet mbi shëndetin publik që ka krijuar pandemia./voa/

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Shkodër, përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë-Qelës

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv...

“Nuk garoj në festivale, sepse fituesi paracaktohet! Këtu funksionon vetëm miku”

Iftuar në episodin e radhës në podcastin “FLET” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Stine, një nga kantautorët...

Shpresë, Frikë dhe Besueshmëri, Trinom i Pashkëputur në Udhëtimin Europian të Shqipërisë

Nga Fejzo Subashi Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Shqipërinë e kanë shoqëruar tri ndjenja të fuqishme në udhëtimin e pa fund të saj...

Lajme të tjera

Web TV