Pas zgjedhjeve, Trump ndryshon dhe ngjyrën e flokëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pamje e re apo thjesht bojë flokësh? Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tërhoqi vëmendjen në një konferencë për shtyp, ku foli për përgjigjen e administratës së tij ndaj koronavirusit.

Megjithatë ajo që ra në sy ishte fakti se flokët e Trumpit nga ngjyra e verdhë e përdorur gjatë katër viteve të fundit ishte transformuar drejt një grije elegante, pothuajse platin.

Imazhet e “Trumpit gri” u bënë virale në internet ndërsa stafi që kujdeset për imazhin e tij nuk komentoi ndryshimin.

Në konferencë Trump foli për zhvillimet e fundit lidhur me vaksinën e Covid-19, mirëpo vëmendjen në rrjetet sociale e morën flokët.

“A jam unë apo flokët e Trump kanë kaluar nga bjonde në gri këtë javë?”, shkroi një përdorues i Twitter.

“Flokët e Trump janë befas të bardhë si një fletë letre ???” shtoi një tjetër përdorues i Twitter.

Më fjalën e tij të parë publike pas gjashtë ditësh, që kur mediat projektuan ish-Nënpresidentin Joe Biden si fitues të zgjedhjeve të 3 nëntorit Trump foli nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, por nuk pranoi pyetje nga gazetarët.

Ai e quajti punën për vaksinën, mobilizimin më të madh në historinë amerikane të prodhimit të vaksinave, duke vënë në dukje se zakonisht duhen mbi tetë vjet për të prodhuar një vaksinë efikase.

Të hënën, gjigandi farmaceutik Pfizer njoftoi se kishte krijuar një vaksinë që ishte 90% efektive kundër koronavirusit, duke e shtyrë kështu Presidentin Trump të postonte në Twitter: “Lajme kaq të mrekullueshme”.

Vaksinës kandidate i duhet ende të përmbyllë testimin dhe të marrë aprovimin nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV