SpaceX niset me sukses drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SpaceX, kompania e raketave e sipërmarrësit Elon Musk, nisi me sukses katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Ky është misioni i parë i NASA-s për dërgimin e një ekuipazhi në orbitë në bordin e një anije hapësinore private.

Kapsula “Crew Dragon” e firmës SpaceX u lëshua mbrëmjen e së dielës përmes raketës Falcon 9, nga Qendra Hapësinore Kennedy, në Cape Canaveral të Floridës.

Një udhëtim për t’u mbajtur mend,” tha astronaturi Mike Hopkins nga kapsula Crew Dragon rreth një orë pas lëshimit të raketës.

Për rreth 27 orë, Crew Dragon do të ngrihet gradualisht drejt orbitës përmes një serie manovrash duke synuar ankorimin në stacionin ndërkombëtar rreth orës 11 të mbrëmjes të së hënës, sipas orës së Uashingtonit.

Një rrjedhje ajri shkaktoi një rënie të papritur të presionit në kapsulë rreth dy orë para lëshimit, thanë zyrtarët e NASA-s. Por ajo u riparua me shpejtësi dhe anija u nis sipas planit.

Nisja drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, rreth 400 kilometra mbi Tokë, ishte planifikuar për të shtunën, por u shty si rezultat i motit të keq.

Nënpresidenti Mike Pence mori pjesë në lëshimin e SpaceX dhe tha paraprakisht se nën administratën e Presidentit Trump, Amerika kishe “ripërtërirë angazhimin për të udhëhequr eksplorimin e hapësirës nga njeriut”.

NASA e cilësoi lëshimin e djeshëm si misionin e saj të parë të plotë për të dërguar astronautë në hapësirë përmes një anije hapësinore të një kompanie private. Për prodhimin e anijes SpaceX u deshën 10 vite punë.

Një fluturim provë në muajin gusht nga SpaceX, dërgoi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ktheu në tokë me sukses dy astronautë. Ky ishte misioni i parë me njerëz nga NASA që u nis nga toka amerikane në nëntë vjet. Programi i anijeve hapësinore të NASA-s mori fund në vitin 2011. Që nga ajo kohë, astronatutët amerikanë kanë udhëtuar në bordin e anijeve ruse Soyuz.

Lexo edhe :  Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

Mes ekuipazhit të lëshuar mbrëmjen e së dielës nga Qendra Kennedy janë komandanti i fluturimit Mike Hopkin dhe dy astronautë nga NASA, piloti i misionit Victor Glover dhe mjekja Shanon Walker. Së bashku me ta është edhe astronauti japonez Soichi Noguchi, udhëtimi i tretë në hapësirë për të.

Kompania SpaceX drejtohet nga miliarderi Elon Musk i njohur për prodhimin e makinës elektrike Tesla./voa/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Graciani 8 vjeç u shpall bashkë-perandor nga babai i tij perandori romak Valentinian I

 viti 367 e.s. Në vitin 367, Graciani, djali i perandorit romak Valentinian I, u shpall bashkë-perandor nga vetë babai i...

Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Dashi Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse...

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra për prodhimin e dronëve, të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Lajme të tjera

Web TV