76-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Balla: Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Sipas Ballës, shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!

“Sot Tirana feston 76-vjetorin e Çlirimit!

Sot edhe UÇK feston 26 vjetorin e krijimit të saj.

Në këto 28 vite nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet.

Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë.

Prandaj, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët! Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për liri, kurrë nuk kanë qenë pushtues. Kjo vlen sot më shumë se kurrë edhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Liria e Kosovës ka emrin e saj!

Lufta Nacionalçlirimtare shqiptare nuk ishte një konflikt idesh, por një betejë ushtrish të pabarabarta; nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por një luftë e përgjakshme në malet, luginat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku partizanët luftuan, u plagosën, u ringritën, u vranë dhe mbetën të skalitur në historinë, këngët dhe kujtesën e të gjithë shqiptarëve.

Dhë nëse për këto të vërteta nuk ju bindim ne socialistët shqiptarë, që e kemi për nder të kemi mes nesh pasardhësit e partizanëve, çlirimtarëve dhe veteranëve të kësaj Lufte epike, bëni durim, lexoni e rilexoni çfarë thonë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë.

Lexoni çfarë ka shkruar që në vitin 1943 Uiston Çërçill, Kryeministri i Britanisë se Madhe ne Luftën e Dyte Botërore dhe një antikomunist i denjë e i respektuar dhe jo qesharak si antikomunistët e sotëm shqiptarë:

“Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.
Ndërsa një vit më vonë, kur në malet e Ballkanit po frynte era e çlirimit dhe e lirisë, Çërçill, do të shkruante: “Në malet e thepisura të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë rezistenca e fuqishme kundër Gjermanisë ka mbërritur në kulmin e ashpërsisë”.

Rroftë Lufta Nacionalçlirimtare,” deklaron Balla në fjalën e tij.

Të fundit

Vesa Luma thyen heshtjen mes thashethemeve për ndarje me Big Bastën

Prej disa javësh në mediat rozë është përfolur për një krisje në marrëdhënien mes Vesa Lumës dhe Big Bastës....

Ndarja nga jeta e Papa Franceskut, anulohen ndeshjet e Serie A

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore. Për shkak të kësaj, është vendosur që të shtyhen ndeshjet që do...

“Papa i të gjithë popullit”- Liderët botërorë homazhe për ndarjen nga jeta të Françeskut

Liderët botërore kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot...

Siguria ushqimore/ Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet që nga 1 janari 2026!

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i...

Ministri amerikan i Mbrojtjes nën hetim nga Pentagoni! Ndau info shtetërore në Signal

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, i cili muajin e kaluar u akuzua për shkelje të rregullave të sigurisë, ka ndarë gjithashtu informacione për...

Lajme të tjera

Web TV