A do e shkarkoni Ervin Bushatin? Rama: Atë punë e dimë ne, çdokush që futet në PS…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës së sotme për mediat, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë për të “zhveshur” nga funksionet në parti, deputetin e PS-së, Ervin Bushatin, pasi kreu i PS për Tiranën është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh për 3100 m2 truall.

Kreu i qeverisë nuk dha një përgjigje shteruese lidhur me vendimin që do të merret, por theksoi se në PS qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia individuale.

“PS ka një ndryshim të madh midis PS-së nga Partia e Syrit dhe nga partitë e tjera që mendojnë vetëm për sy dhe për faqe. Qëllimi është i përbashkët, përgjegjësia individuale. PS s’do të bëhet asnjëherë mburojë e askujt.

Kështu që mos kini asnjë merak në këtë aspekt. Gjërat janë shumë të qarta mes nesh. Kur dikush merr një detyrë e di shumë mirë që qëllimi është i përbashkët dhe përgjegjësia individuale.

Kur ky kapërcim shkel interesin e përbashkët secili përgjigjet vet. Sa i takon zhveshjes së z. Bushati kjo është një çështje që i takon familjes sonë politike, dhe e dimë kur e bëjmë ne në raport me qytetarët”, u shpreh Rama./Ba.Bl/Fjala.al

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV