E reja shtatzënë me Covid humb jetën, Tomini: Ka repart për nënat dhe fëmijët e prekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u ndal tek ngjarja e rëndë e raportuar për ndarjen nga jeta të 28-vjeçares së infektuar me koronavirus.

Emanuela Dalipi nga Tirana ishte shtruar prej tre ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

28-vjeçarja shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Për rastin në fjalë Tomini theksoi se nuk ka informacion dhe se nuk mund të flasë me detaje. Ndërsa theksoi se në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është aktualisht një pavijon i cili menaxhon rastet e nënave të prekura me Covid-19.

Rastet fatale na kanë shoqëruar, aktualisht në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” është një pavion që menaxhon rastet e nënave të prekur me Covid. Është një repart i dedikuar për nënat dhe fëmijët. Më vjen keq për rastin në fjalë por nuk kam dijeni për rastin.

Nuk di nëse ka kaluar përkundrejt sistemit sa i përket kësaj situate apo në rast se Urgjenca ka qenë direkt për Spitalin Infektiv, unë nuk kam informacion për këtë.

Nuk e di se sa javëshe ka qenë nëna. Nuk mund të jap asnjë informacion sepse nuk e di historikun  e saj. Kemi pasur edhe raste të etheve hemorragjike të nënave shtatzënë. Asistenca më e specifikuar jepet në këto spitale, por nuk mund të them asgjë në lidhje me ecurinë e nënës së re”, tha Tomini.

Sa i takon masave shtrënguese  për COVID-19, Tomini tha aktualisht vendi është me një incidencë dyjavore më e të lartë. Po ashtu ajo deklaroi në studion e ‘ABC’ se rekomandimet lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19, kanë qenë të ndryshueshme, por ajo që nuk ka ndryshuar është karantinimi, ndërsa theksoi se përgjegjësia individuale është shumë e rëndësishme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me...

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela rrëzoi kërkesën e Metës për...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Lajme të tjera

Web TV