Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqatës Austriake të Sigurimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi online, diktuar nga kushtet e pandemisë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë dhe Shoqata Austriake e Sigurimeve (VVO), nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, si shprehje e mirëkuptimit të ndërsjellë, për të mbështetur bashkëpunimin në fushën e sigurimeve.

Në emër të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, dokumentin e nënshkroi Z. Avni Ponari, Kryetar i Shoqatës, ndërsa për palën austriake nënshkroi Z. Louis Norman-Audenhove, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqatës Austriake të Sigurimeve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë që nga viti i kaluar është anëtare e “Insurance Europe” dhe nënshkrimi i këtij memorandumi shënon hapin e parë, të rëndësishëm, si pjesë e familjes europiane të sigurimeve.

Treguesit e tregut austriak të sigurimeve janë në nivelet më të larta europiane dhe eksperienca e tyre do të jetë mjaft e rëndësishme për tregun shqiptar.

Mjafton të përmendim treguesin më sintetik, nivelin e sigurimeve që është rreth 2000 Euro për banorë, kur ky tregues tek ne është vetëm 45 Euro për banor.

Tregu austriak i sigurimeve zotëron rreth 50 % të tregut shqiptar të sigurimeve nëpërmjet kapitalit të investuar në 3 shoqëri sigurimi, nga dy gjigandët austriakë të sigurimeve, Vienna Insurance Group dhe Uniqa Group, të cilat së bashku përfaqësojnë rreth 45 % të tregut austriak të sigurimeve.

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është të mbrojë interesat e kompanive të sigurimeve, të promovojë integritetin, stabilitetin dhe efikasitetin e industrisë së sigurimeve përmes bashkëpunimit, përfshirë kanalet e komunikimit, rritjen e mirëkuptimit reciprok, shkëmbimin e informacionit, etj.

Palët do të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive, përvojës dhe ekspertizës ndërmjet tyre dhe kur është e nevojshme edhe midis institucioneve të tjera të lidhura me çështjet e tregut të sigurimeve dhe të mbikëqyrjes së tij.

Dokumenti parashikon bashkëpunim në format e mëposhtme:

  • Pjesëmarrja në seminare, trajnime dhe konferenca në secilin vend;
  • Vizita këshilluese të ekspertëve të palëve përkatëse;
  • Marrëveshja e partneritetit për të aplikuar për thirrje të hapura nga fondet e BE-së ose donatorëve të tjerë, përqendruar në iniciativa që rritin njohuritë financiare dhe kuptimin e sigurimeve.
  • Shkëmbimi i praktikave të mira dhe dokumentacionit, etj.
Lexo edhe :  Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Pjesëmarrësit në takim u informuan nga Z. Michael Brandstetter, Drejtor për Europën pranë shoqatës austriake, në lidhje me zhvillimet më të fundit të tregut austriak, sidomos për situatat e veçanta, në kushtet e pandemisë.

Nga ana e tij, Z. Edvin Libohova, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve, i njohu përfaqësuesit e tregut austriak me zhvillimet më të fundit të tregut të sigurimeve në Shqipëri, sfidat që e presin këtë treg si dhe objektivat dhe rrugët për zhvillimin e metëjshëm të tij, drejt një tregu të standarteve europiane.

Përfaqësuesit e prezencës austriake në Shqipëri, Z.Avni Ponari në cilësinë e Presidentit dhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, Z. Klaidi Citozi, CEO i Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group (SIVIG ) dhe Z. Gentian Sula, CEO i Intersig Vienna Insurance Group, gjatë diskutimeve të tyre u ndalën në tema që kishin të bënin me efektet e pandemisë së Covid-19, nevojat për ndryshime legjislative në fushën e sigurimeve, sidomos ato që lidhen me sigurimin nga katastrofat natyrale, sigurimin e pronës, shëndetit, etj.

Të fundit

Ermal Mamaqi: Regjisorët nuk më jepnin role, prandaj bëra filmat e mi

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi ka folur së fundmi lidhur me largimin e tij nga bota e televizionit tashmë...

Berisha: Ramaduro të ndalojë terrorin mbi banorët e Thethit

Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me përplasjen e banorëve të Thethit me policinë dhe IMKT-në, të cilët...

Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Pas lirimit nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Posaçme, Jamarbër Malltezi rrëfeu në A2 CNN 20 muajt e arrestit shtëpiak,...

Opozita kundër Kurtit, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Për herë të 44, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Megjithë paralajmërimin për humbje...

Florentino Perez kërkon edhe 6 muaj hetime për Barcelonën

Real Madrid ka kërkuar nga Gjykata Spanjolle që hetimi për rastin Negreira të zgjatet edhe për 6 muaj të tjerë. Në vitin 2023, Barcelona u...

Lajme të tjera

Web TV