Kthimi në Kuvend, “Ligjet” rrëzojnë dekretin e Metës për Gjendjen Civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar me 14 vota kundër dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthim në Kuvend të ligjit për “Gjendjen Civile”.

Në seancën e sotme të Komisionit të Ligjeve ishte i pranishëm dhe këshilltari i Metës, Bledar Dervishaj që parashtroi arsyet e kthimit të ligjit ndërkohë nga anëtarët e Komisionit vetëm 1 votoi pro dekretit dhe një abstenim.

Presidenti firmosi dekretin për ta kthyer për rishqyrtim, pasi sipas tij ky ligj synon të forcojë pozitat e mazhorancës në disa zona zgjedhore duke transferuar fiktivisht qytetarët.

Sipas tij në dekret shprehet qartë se mazhnoranca kërkon ta përdorë këtë nismë për qëllime politike dhe se në ato zona ku mazhoranca qeverisëse e ndjen veten të dobët politikisht, tashmë pa asnjë kufizim, mund të nxisë lëvizjen apo transferimin e gjendjes civile, në formën e vetëdeklarimit “të vonuar”.

Dhe për presidencën, ky ndryshim ligji nuk mund të bëhet në periudhën zgjedhore pasi do të sillte ndryshimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Por sot, shumica vendosi për rrëzim të dekretit dhe tashmë ai do të kalojë për votim në seancën e ardhshme në Kuvend./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”

Dashi Fokusi i këtij muaji janë financat. Mërkuri në Dem (10–25 maj) ju ndihmon të kapërceni pengesat financiare me një...

I zhdukur prej tre vitesh/ SPAK mbyll hetimet për Ervis Martinajn

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim Suel Çela (Marjus Lulaj), Talo Çela, Eljo...

Për herë të parë Keir Starmer mbërrin në Tiranë, pritet nga Presidenti Begaj

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme,...

Nga Starmer, Von der Leyen e Zelensky, kush janë 47 liderët që ‘zbarkojnë’ në Tiranë

Më 16 maj 2025, Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) në Tiranë, duke mbledhur 47 krerë shtetesh dhe...

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Me urdhër të SPAK sekuestrohet celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në...

Lajme të tjera

Web TV