Antimafia shkatërron grupin italo-shqiptar, arrestohen 15 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antimafia e Guardia di Finanza në Itali, ka goditur mëngjesin e sotëm operacionin “Blue boss”, duke shtarruar grupin kriminal italo-shqiptar që trafikonin lëndë narkotike mes vendeve të Ballkanit përfshirë dhe Shqipëria, Spanja e Italia. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se nën hetim janë 28 persona, ndaj 15 prej tyre është lëshuar urdhri i arrestimit, 6 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë.

Mësohet se një prej shqiptarëve të arrestuar ka inicialet C. L., 59 vjeç, ndërsa anëtarët e tjerë të grupit e thërrisnin me nofkën “Luli”.

Mediat italiane shkruajnë se baza ku vepronte grupi i trafikantëve ndodhej në komunën Bisceglie në provincën e Barletës në rajonin e Puglias. Anëtarët e këtij grupi trafikantësh akuzohen për prodhim e trafik ndërkombëtar droge të tipit marijuanë, hashash e kokainë e pjesëmarrje në organizim kriminal, falsifikim dokumentesh identifikimi, falsifikim parash e dokumentesh.

Antimafia ka theksuar për mediat vendase se hetimet e operacionit kanë zbardhur trafikimin e sekuestrimin e 709,42 kg marijaunë, 1.036,86 kg hashash, 333 gramë kokainë, 1 pistoletë e tipit “Glock” dhe 339 mijë euro cash. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 3.5 milionë euro, 14 automjete, një mjet lundrues dhe 1 motor.

Hetimet kanë zbardhur se anëtarët e këtij grupi aktiv si në Itali ashtu dhe në jashtë kufirit italian, për organizimin e trafikut të drogës komunikonin drejtpërdrejtë me furnizuesit, klientët apo persona të tretë duke evituar përdorimin e telefonave./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014,...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Pensionet e reja, sa kohë kërkon miratimi i dosjes? Shkodra ka nivelin më të ulët

Çdo individ që mbush moshën e pensionit dhe përgatit dosjen për përfitim financiar, do duhet të presë një kohë të caktuar nga bërja e...

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e grupeve bankare të Evropës Qendrore,...

Lajme të tjera

Web TV