Merret vendimi: Shqiptarët mund të udhëtojnë drejt Serbisë vetëm me kartë identiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të enjte Qeveria e Serbisë miratoi vendimin që u mundëson qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që të hyjnë në territorin serbë pa pasaportë.

Qytetarët shqiptarë do të mund të hyjnë në Serbi vetëm me një kartë identiteti, e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët serbë që do të hyjnë në territorin shqiptar.

Vendimi është rezultat i marrëveshjes së Minishengenit, të nënshkruar midis dy vendeve, e cila do të lehtësojë rrjedhën e njerëzve, mallrave dhe kapitalit dhe gjithashtu siguron një mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve./r.g/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave...

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit, nëse situata e kërkon një...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Lajme të tjera

Web TV