Rikonstruktohet palestra e shkollës “Ibrahim Muça”, Balla: Qëllimi ynë t’i kthejmë të rinjtë tek sportet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

726 nxënës të shkollës “Ibrahim Muça” në Librazhd tashmë kanë në dispozicion të tyre një palestër me të gjitha kushtet bashkëkohore. E konceptuar si një minipallat sporti, kjo palestër ka hapësirat e mjaftueshme dhe kushtet për ushtrimin e të gjithë disiplinave sportive.

Por nxënësit nuk do të jenë përfituesit e vetëm, kjo hapësirë do t’i shërbejë edhe komunitetit dhe sidomos do të ndikojë në rikrijimin e skuadrave të qytetit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku dhe ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Evis Kushi, Kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra dhe me Presidentin e Federatës së Volejbollit Erlind Pëllumbi inspektuan përfundimin e punimeve, ndërsa vunë theksin tek rëndësia e sporteve për të rinjtë.

Prej shumë kohësh qytetarët dhe të rinjtë veçanërisht e kanë kërkuar këtë sallë të sporteve me dorë, tashmë e bëmë realitet.

Me Presidentin e Federatës kemi diskutuar për ta çertifikuar sipas standardeve më të mira dhe për të zhvilluar, jo vetëm aktivitete kombëtare, por edhe ndërkombëtare.  Kjo sallë sporti është e atashuar pranë shkollës së mesme “Ibrahim Muça” këtu në Librazhd, ku edhe unë jam krenar të kem qenë nxënës i saj.

Është një premtim dhe angazhim i imi i mbajtur për t’i dhënë kësaj shkolle vendin që meriton. Edhe zhvendosja e shkollës këtu kishte të bënte pikërisht me ndërtimin e këtij kompleksi.

Edhe pse jemi në kushte të vështira pandemie, gjërat do t’i kthehen normalitetit dhe sportet për të rinjtë janë domosdoshmëri. Qëllimi ynë është t’i heqim të rinjtë nga veset dhe t’i kthejmë tek sportet”, deklaroi Balla.

Ndërsa ministrja Kushi u interesua për ecurinë e procesit mësimor në këto kohë pandemie dhe respektimin e rregullave teksa premtoi vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Bashkinë e Librazhdit për të investuar në shkolla të tjera ku ka nevojë.

Lexo edhe :  OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

Edhe për kryetarin e Bashkisë, Kastriot Gurra, pas plotësimit të këtij angazhimi, fokusi përqëndrohet tek shkollat e tjera të cilat kanë nevojë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në...

Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Disa besojnë se zhdukja e mushkonjave do të kishte pasoja serioze për kafshët që ushqehen me to, siç janë zogjtë. Por shkencëtarë të tjerë...

Shpëtoi 3 të aksidentuarit, Proda i akordon certifikatën inspektorit Klajdi Mustaj

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për dorëzimin e certifikatës së akorduar nga Drejtori i Përgjithshëm, punonjësit...

Përballja e shumëpritur: “Manipuluesi” Putin kundër “emocionalit” Trump

Financial Times Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë një histori takimesh të çuditshme. Ishte takimi i tyre i parë në Gjermani, kur Trump ia konfiskoi shënimet...

Ndërtimet e paligjshme, minimumi 500 mijë lekë gjobë kush nuk i prish vetë

Tashmë që ka përfunduar faza e konstatimeve dhe njoftimeve paraprake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Qarkun e Korçës ka nisur verifikimet në terren...

Lajme të tjera

Web TV