Armëpushimi në Nagorno Karabak, Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca dëshiron mbikëqyrje ndërkombëtare të armëpushimit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të arritur më 10 nëntor me ndërmjetësimin e Rusisë.

Të dyja vendet kanë zhvilluar luftime gjashtë javore për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Në bazë të marrëveshjes, në rajon do të vendosen trupat ruse për të garantuar armëpushimin, por në disa zona do të ketë edhe një prani të trupave turke.

Franca është e shqetësuar se Rusia dhe Turqia mund të arrijnë një marrëveshje, për të përjashtuar fuqitë perëndimore nga bisedimet e ardhshme të paqes, tha presidenca franceze.

Përpjekjet për të zgjidhur konfliktin nga Grupi i Minskut i OSBE – i bashkëkryesuar nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara – nuk kanë sjell ndonjë rezultat që nga viti 1992 dhe tre armëpushime të mëparshme të nënshkruara që kur luftimet shpërthyen përsëri më 27 shtator dështuan të sjellin rezultate.

Grupi i Minskut nuk ishte i përfshirë në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit më 10 nëntor.
Që nga armëpushimi, Rusia ka zhvilluar bisedime me Turqinë, një aleat kyç i Azerbajxhanit dhe një kritik i ashpër i grupit të Minskut.

“Përfundimi i luftimeve tani duhet të lejojë rifillimin e negociatave të mirëbesimit në mënyrë që të mbrojë popullsinë e Nagorno Karabakut dhe të sigurojë kthimin e dhjetëra mijëra njerëzve që janë larguar nga shtëpitë e tyre javët e fundit”, tha zyra e presidentit, Emmanuel Macron.

Në Francë jetojnë rreth 400,000 deri 600,000 njerëz me origjinë armene. Macron ka qenë i kujdesshëm për të mos mbështetur asnjëren palë në konflikt, por është përballur me kritika brenda vendit se nuk bërë aq sa duhet për të ndihmuar Jerevanin.
Një burim i agjencisë Reuters brenda presidencës franceze tha se Parisi po bën presion për “mbikëqyrje ndërkombëtare” të armëpushimit për të lejuar kthimin e refugjatëve, për të organizuar kthimin e luftëtarëve të huaj, veçanërisht nga Siria, dhe për të filluar bisedimet mbi statusin e Nagorno Karabakut.

Lexo edhe :  Nju Jorku bëhet qyteti i parë amerikan që i jep fund bllokimit të trafikut

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë qenë të këqija në muajt e fundit.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase. Që kur luftimet shpërthyen në fund të shtatorit, disa mijëra njerëz besohet të jenë vrarë nga të dy palët.rel

l.m/Fjala.al

Të fundit

Po përhapet me ritme të shpejta në Kinë, ja se çfarë është virusi HMPV dhe si po përhapet

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ja kur do të nisë regjistrimi i votuesve të Diasporës

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë të ditur se përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 kanë hyrë në fazën aktive. Ai konfirmoi...

Kufizimi i automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë riformatim të...

“Psikopat, i sëmurë”/ Kundër kujt shpërtheu kështu Egli?

G-Bani dhe Xumi bënë plan me njëri-tjetrin që të trembnin banorët e “Big Brother VIP 4”. Xumi ishte fshehur në një dollap të lavanderisë...

Po rritet euro! E nis vitin pozitivisht, rikuperohet edhe dollari e paundi

Monedha europiane e ka nisur vitin pozitivisht teksa është rritur me disa pikë. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë bën të ditur se euro...

Lajme të tjera

Web TV