Ish-trajneri i përfaqësueses, Bunjaku: Kosova nuk është ende gati për Ligën B

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-trajneri i përfaqësueses analizon paraqitjen e “Dardanëve”, mbështet pasardhësin. Kosova ka siguruar të mërkurën qëndrimin në nivelin e 3-të të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës, në atë që është cilësuar nga opinioni sportiv si një paraqitje nën nivelin e pritur. Por ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, është i mendimit se “Dardanët” nuk janë ende të gatshëm për Ligën B, dhe ende u duhet kohë.

“Për herë të parë është krijuar Liga e Kombeve më 2018, ajo ishte krijuar për t’iu dhënë mundësinë ekipeve që të kualifikohen ngase krijohet në bazë të divizioneve”, – ka thënë ai.

“Kosova ka qenë në Ligën D ku 16 ekipet më të dobëta në Evropë bëjnë pjesë aty dhe kjo është e mirë, – ka vijuar trajneri. – Mirëpo nëse do që të zhvillohesh, gjë që Kosova e ka bërë, është që të dalësh në Ligën C.

Mirëpo pritshmëritë e opinionit janë dëshira e kërkesa që e kuptoj. E tani duhet pak kohë sepse s’mundemi tani prej saj me kaluar në Ligën B, nuk jemi për Ligën B momentalisht.” Bunjaku është shprehur se Kosova duhet të synojë Ligën A dhe B të cilat, do ta afronin drejt objektivit, kualifikimit. “Synimi jonë duhet të jetë Liga A dhe ajo B ngase kualifikimi është më i shpejtë, – ka theksuar ai. – Por, çfarë e bën dallimin në Ligën C e B?”

“Për shembull të mungon Vedat Muriqi ose Amir Rrahmani kush luan në vend të tyre”, – ka vijuar Bunjaku. – Mirëpo në Ligën B ose në Ligën A t’i e largon Vedatin por i ke edhe tre të tjerë, pra konkurrenca është shumë më e madhe. Me pak fat Kosova shumë lehtë e prek Ligën B, por dëshira është që të rritemi me kualitet dhe kjo mendoj se ka me ardhë me kohë.

Lexo edhe :  Shorti Shqipëri-Serbi, flet Orges Shehi: “Nuk ka më dhunë, 10 vite më parë..”

Nëse e përmbledhim definitivisht është proces pozitiv. Tash na presin kualifikimet e rregullta për Botëror që është mjaft e vështirë për kualifikim të rregullt, shansi ynë është përmes Ligës së Kombeve. Opinioni duhet me pas durim. Është keq që s’e kemi shfrytëzuar rastin me Maqedoninë.”

“Zhvillim nuk mund të kesh në Ligën D edhe nëse qëndron gjithë si më i miri aty”, – ka shtuar ish-trajneri, i cili mendon se pasardhësin i tij në stolin e Kosovës, Bernard Shalond, duhet të mbështetet: “Shalondi duhet të përkrahet, gjithashtu edhe stafi.

Duhet të reflektojmë që të kemi edhe një stil tjetër të lojës, një filozofi të lojës së mbyllur kur t’i mbrohesh edhe luan me kundërsulme. Kjo është një formë tjetër. Shqipëria me e zhvilluar lojën e Kosovës është shumë e vështirë.

Mirëpo, Kosova me e marrë pjesën e Shqipërisë është shumë më e lehtë. Megjithatë, kjo është e pashmangshme.” Kosova e mbylli grupin e 3-të të Ligës C të Ligës së Kombeve të Evropës në vendin e 3-të të renditjes, me 5 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

Të fundit

Gruaja lind fëmijën në rrugë, shpëtohen dhe dërgohen në spital nga policia

Një grua lindin fëmijën një rrugë dhe më pas u dërgua në spital nga policia. Ngjarja ka ndodhur në...

Parashqevi Ypi

Nga Edison Ypi Parashqevi Simaku nuk tutet, nuk fshihet, nuk bishtnon, nuk frigohet. Nga asnjë kompliment apo mallkim, nga asnjë rrethanë e favorshme ose e...

7 vende ku nuk duhet ta mbani kurrë telefonin!

Telefoni është një nga mjetet e komunikimit, i pandashëm për njeriun. Ngado shkojmë e kemi me vete. Në këtë artikull do ju tregojmë disa...

Pse dhuratat e fundvitit janë kaq të rëndësishme për fëmijët

Po afrohen festat e vitit të Ri dhe natyrisht të gjithë prindërit, gjyshërit dhe të afërmit e fëmijëve do t'u bëjnë dhurata. Por edhe fëmijët...

Po rrezikoni shëndetin e fëmijëve tuaj, shmangni ngrohjen e këtyre ushqimeve

Ka ushqime që më së miri konsumohen vetëm të sapopërgatitura, pasi ringrohja mund të dëmtojë rëndë shëndetin. Perimet, ashtu si karotat, përmbajnë nitrate, të...

Lajme të tjera

Web TV