“Love Story”/ Motrat binjake shpërthejnë ndaj vajzave dhe Saimirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një reagim i papritur ka ardhur nga dy motrat binjake që kanë ardhur së bashku në “Love Story”, Silvana dhe Albana, të cilat kanë kritikuar në mënyrë të ashpër konkurrentet e tjera, lidhur me sjelljet e tyre me Saimirin në prapaskenë.

Dy motrat e kanë cilësuar si të tepruar faktin që fill pas përfundimit të spektaklit, disa nga vajzat janë sulur për të puthur e përqafuar Saimirin.

Spektakli shkoi shumë mirë, u argëtuam, pamë videoklipet tona. Në prapaskena kishte shumë skena që nuk na pëlqyen. Shumë sjellje të vajzave që nuk ishin fare të hijshme ndaj Saimirit. U hodhën shumë, sipas meje, nuk i ka hije një femre të hidhet herën e dytë që sheh një djalë, në atë mënyrë.

Dukej sikur po shihnin zotin në tokë, Është diçka reciproke, ne duhet të japim dhe ai të na japi. Ishte shumica e vajzave, nuk kam frikë ta them sepse jam shumë transparente dhe e drejtpërdrejtë, nuk më pëlqeu fare kjo pjesë”, është shprehur njëra nga binjaket.

Më tej, ato i kanë dhënë edhe një këshillë konkurrenteve të tjera, madje thonë se sjellja e tyre ishte pa dinjitet dhe e degraduar.

Problemi ishte se sapo ikën dritat, kamerat, shpërtheu aty, as unë s’e prisja. Edhe ne e përshëndetëm të gjitha, i dhamë një puthje normalisht. Pastaj sa u fikën kamerat, vajzat iu turrën, shumica. Kush i mbështetej këtej e kush i mbështetej andej. Sjellje që kaloi në degradim, sipas meje, dhe nuk i ka absolutisht hije dhe nuk e nxjerr mirë një femër.

Ta theksojmë që kjo ishte prapaskena, në skenë ishte çdo gjë përfekte, vajzat ishin princesha në skenë, më pëlqyen shumë.

Unë vajzave u jap një këshillë, nuk është qortim. Vajza, mësohuni të silleni. Ashtu siç u sollët në skenë, bëhuni dhe në prapaskenë me Saimirin. Sepse ju jep dinjitet në radhë të parë, gjërat e tjera s’kanë rëndësi nëse nuk keni dinjitet”,- kanë përmbyllur motrat binjake të “Love Story”.

Lexo edhe :  Moderatorja e njohur largohet nga televizioni pas shtatë vitesh, ja arsyeja

Madje, ato kanë kritikuar edhe Saimirin. E cilësojnë si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, ato janë shprehur të indinjuara teksa kanë parë që protagonisti 33-vjeçar e ka pranuar sjelljen e tyre.

Më tej, Silvana ka shtuar se është zhgënjyer më parë nga eksperiencat që ka pasur dhe këtu ka ardhur me shpresën për të gjetur diçka ndryshe. Ajo thekson se meshkujt me sjellje të dobët ndaj femrave i krijojnë pasiguri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi...

Lajme të tjera

Web TV