Këngëtari Vani Gjuzi dhe ish-konkurrentja e “Love Story”, Engjëll Lengo janë bërë prindër për herë të parë. Çifti janë bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Viktoria. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Engjëll përmes një foto të publikuar në Instastory.
Kujtojmë që çifti janë së bashku prej disa kohësh. Ata nuk kanë nguruar të dalin herë pas here publikisht krah njëri-tjetrit.