Vuçiç dhe Vulin kërkon leje për të vizituar Kosovën, ministria e Jashtme i “mbyll derën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dërguar një kërkesë në institucionet qeverisë së Kosovës për të kryer një vizitë së bashku me Kreun e zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovië, Ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksandër Vulin dhe Marko Gjuriç në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme për mediat kosovare. “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjurië”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ndërkohë që Ministria e ka refuzuar këtë kërkesë të pushtetarëve të Serbisë. Kjo kërkesë e Vuçiç ka ardhur pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Kërkesa e tij vjen pas deklaratës së bujshme për luftë, ku u shpreh se konfliktet e ngrira mund të shpërthejnë, por duke shtuar se Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi me Kosovën.

Ata në Kosovë kanë problemet e tyre dhe arsyet përse shpikin. Deklarata ime ka qenë e qartë, kam folur që të shmangim një politikë të konflikteve të ngrira dhe kam thënë që edhe konflikti në Karabah ka qenë i ngrirë dhe është shkrirë. Konflikti i ngrirë do të nënkuptonte se kushdo në të ardhmen mund të na sjellë deri tek një katastrofë dhe konflikt.

E këtu unë kam shprehur dëshirën që të krijojmë paqe dhe të bëjmë zgjidhje të kompromisit. Për të gjithë kjo ka qenë e qartë. Madje në Serbi më kanë akuzuar për politikë tradhtie. Ata kanë arsyet e tyre, për mua është me rëndësi të ruajmë paqen pasi kjo është dhe do të ngelet politika e Serbisë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

Lajme të tjera

Web TV