Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri të ditur se në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë si kryesuesja e listës së kësaj force politike në disa qarqe të vendit. Ajo deklaroi sot se nuk i trembët sfidave dhe se emri i saj do jetë në të gjithë qarqet e vështira.
Kur u pyet nëse në këto zgjedhje do të jetë kandidate për deputete në Fier, Kryemadhi u shpreh se Kodi i ri Zgjedhor i ka dhënë LSI-së hapësira të mëdha.
“Të jeni të bindur që në qarqet më të vështira do kandidojë, Monika Kryemadhi. Ju e dini që unë s’i shmangëm sfidave. Fieri është një nga qarqet ku do kandidojë. E kam thënë Kodi i ri Zgjedhor i ka dhënë hapësira pafundësisht LSI-së!”, u shpreh kryetarja e LSI.
Kryetarja e LSI-së pas votimit për strukturat e reja drejtuese të kësaj force politike, tregoi pse ajo dhe struktura vendosën që të jetë vetë një kandidate për kryetarë të LSI-së.
“Ka rreth katër muaj që komisioni ka shpallur datën e zgjedhjeve të nëntorit! Me 5 dhjetor është Konventa Kombëtarë. Nuk kemi pse zhvillojmë një garë fiktive, nuk ka pasur asnjë kandidat tjetër nuk mendoj që pozicioni i Monikës me pozicionin e Ramës janë njëlloj.
Monika nuk ka frikë nga gara, nuk ka frikë nga zgjedhjet, Monika garon aty ky është më e vështira dhe të jeni të bindur që sot në ato kushte që është LSI-ja, Monika nuk ka në qëllim në vetvete të jetë kryetarja e LSI-së, po Monika ka qëllim në vetvete një mision, ta bëjmë Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.
Të kthejmë djemtë dhe vajzat tanë që kanë ikur në emigracion sepse s’kanë mundësi të jetojnë dhe të punojnë në Shqipëri, të vijnë dhe të jetojnë e të punojnë dhe të jenë në shtëpitë e tyre dhe të jenë vet Zot, me punë të mirëpaguar dhe të gjitha që shqiptaret meritojnë”, u shpreh Kryemadhi./Bl.Ba/Fjala.al