Turqia merr vendimin: Ndalon hyrjen e avionëve të posaçëm për pacientë me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke kanë marrë vendimin se nuk do të pranojnë më pacientë me Covid nga vendet e tjera që kurohen në spitalet turke.

Ministria e Shëndetësisë turke ka nxjerrë njoftimin se është e ndaluar sjellja e pacientëve me Covid në Turqi me aeroplan privat, deri në një urdhër të dytë. Sipas këtij njoftimi të gjithë ata që nuk zbatojnë këtë urdhër do tu vendosen saksione.

Urdhri i ministrisë është shpërndarë nga Autoriteti i Aviacionit Civil Turk dhe në të gjitha kompanitë ajrore që mundësojnë fluturimet drejt Turqisë.

Vendimi i qeverisë turke erdhi menjëherë pasi gazeta turke Sozcu publikoi një artikull për numrin e lartë të pacientëve me Covid që kurohen në Turqi duke zënë shtretërit të cilët mund të përdoreshin nga qytetarët vendas.

Deri më tani Iraku, Gjeorgjia, Rusia dhe Shqipëria kanë qenë katër vendet që kanë dërguar më shumë pacientë me Covid-19 për kurim në Turqi./r.g/Fjala.al

Të fundit

SHBA kurrë nuk ka pasur supremaci morale. Me Trump, as që pretendon më

Presidenti e ka zëvendësuar mitin e 'djemve të mirë' me forcën brutale dhe lakminë e pafalshme - mund të...

19 Shkurt 2016/ Umberto Eko, ky mendimtar i pashoq

Nga Leonard Veizi Në një qoshe të qetë të qytetit të zhurmshëm, mes rafteve të pluhurosura të një biblioteke me libra ngjeshur, ai shkruante herë...

Donald Trump dhe skenarët për arritjen e paqes në Ukrainë

Presidenti Donald Trump po bën përpjekje për një zgjidhje paqësore të luftës në shkallë të plotë tashmë trevjeçare të Rusisë në Ukrainë. Zëri i Amerikës shqyrtoi...

Në Europën Lindore rritet frika prej qëndrimeve të Trumpit

Keno Verseck Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklararat e Trumpit për Ukrainën. Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Hetimi i krimit zgjedhor, SPAK mbështetet nga BE, heshtje nga SHBA

Bashkimi Europian ka mbështetur krijimin e task-forcës së SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e 11 majit. Ambasadori i BE-së në Tiranë,...

Lajme të tjera

Web TV