10 pyetje për Ramën dhe Bashën në një debat të mundshëm publik

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Vera e re në fuçinë e vjetër

 Ekskluzive/ Nga Roland Qafoku

Ka disa muaj që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar debat publik me kryeministrin Edi Rama. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare të kryeministrit për këtë kërkesë duke krijuar një percetim që ai nuk e do debatin. Deklarata të tipit “Luli të bëj debat me Ilirin për të caktuar se kush është lider i opozitës” është një batutë më shumë se sa një përgjigje. Por historia e përballjeve publike politike në Shqipëri nis pikërisht me Edi Ramën kur më 21 shtator të vitit 2000 u realizua superdebati mes tij dhe Besnik Mustafajt, të dy kandidatë për kryetar të bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e fitoi dhe kjo u pasua edhe me zgjedhjen e tij si kryebashkiak. Prandaj, për këtë dhe arsye të tjera, pak besohet se ai i shmanget. Gjithsesi, do ishte vërtetë një gjë shumë e mirë për politikën shqiptare dhe empacimin e saj që ky debat të zhvillohej. Për më tepër që do ti jepnin vlerë zgjedhjeve të 25 prillit që po afrohen. Por ajo që do të merrte vlerë reale do ishte se për çfarë do debatonin Rama dhe Bashan në këtë debat, temat që do të diskutonin dhe çfarë impakti do sillnin ata për publikun zgjidhjet që ata premtonin se do ti jepnin sipas projekteve konkrete qeverisëse që kanë. Janë të paktën 10 pyetje që si kryeministri Edi Rama dhe si kryeopozitari Lulzim Basha duhet tu përgjigjen publikisht jo thjesht për të kuptuar se cili do jetë fituesi i zgjedhjeve, por për të përcaktuar të ardhmen e Shqipërisë politike që aktualisht ndodhet në udhëkryq.

1. Si do menaxhohet pandemia e coronavirusit deri n ë vaksinimin e popullsis ë?

Si për kryeministrin Edi Rama dhe si për kryetarin e opozitës Lulzim Basha sfida e sfidave është menaxhimi i situatës pandemike aktuale dhe në vijim. Larg implikimit politik, larg politizimit dhe larg çdo përzjerjeje në punët e mjekëve dhe ekspertëve Rama duhet të tregojë publikisht se çfarë ka realizuar deri tani dhe çfarë stradegjie ka për të ardhmen deri në vaksinimin total t ë popullsisë. Ndërsa Basha duhet të tregojë çfarë do bëjë ndryshe nga Rama nëse do jetë kryeministër. Të dy duhet të tregojnë se mjekët nuk mund ti ndajnë në socialistë dhe demokratë. Nuk mund ti ndanjnë në të atyre dhe tanët, prandaj kjo pikë që është edhe më e rëndësishme si Ramën dhe Bashën më shumë duhet ti bashkojë se sa duhet ti ndajë. Është për të ardhur keq që vetë Basha ka bërë një politiktë ekstremisht negative të situatës me menaxhimin e pandemisë. Ai ka të drejtën e Zotit të merret me kryeministrin por kurrë nuk do ishte normale ajo që meret me mjekët që sipas tij fshehin të vdekurit. Lëre pastaj pubikimi i fotove të pavërtetuara të disa kufomave të lëna në dysheme në morgun e Tiranës. Nëse Basha një ditë do jetë kryeministër ai do punojë po me ata mjekë që punojnë te infektivi dhe ata mjeko-ligjorë te morgu. Pak besohet se të njëjtët mjekë ndryhe do sillen me Ramën dhe ndryshe me Bashën. Prandaj në një rast të tillë që ka mbërthyer tërë botën, kritikat do ishin në shërbim të përmirësimi të situatës por akuza politike jo vetëm nuk e ndihmojnë por e dëmtojnë atë. Kështu që Rama dhe Basha duhet ti përgjijen qartë pyetjes se si do ta menaxhojnë pandeminë deri në zhdukjen e saj.

2. Si do dal ë Shqipëria nga kriza më e thellë ekonomike në këto 3 dekada?

Tërmeti i 26 nëntorit por edhe pandemia e coronavirusit e kanë bërë Shqipërinë të kalojë situatën më të rëndë ekonomike në këto tre dekada. Imagjinoni që përpara këtyre dy ngjarjeve rritja ekonomike ishte vetëm 2 për qind dhe tashmë retë e zeza të krizës paralajmërojnë se një situatë edhe më e vështirë na pret përpara. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Evropës Lindore parashikon për Shqipërinë që nga minus 5 për qind që pritej të ishte rënia ekonomike ajo do shkojë në minus 6.4 përqind. Kjo është shifra më e ulët në historikun e post komunizmit. Prandaja sfida e kryeministrit aktual Edi Rama por edhe e konkurentit të tij Lulzim Basha është si do dilet nga kjo situatë. Për plane, letra dhe projekte Shqipëria ka plot dhe nuk vuan. Të dy liderët që garojnë me njëri-tjetrin më 25 prill duhet të tregojnë me formula të qarta, se si do e nxerrin vendin nga kjo megakrizë. Propaganda dhe fjalë boshe se vetëm ne e nxjerrim dhe se ai tjetri nuk di apo ka marrë fund, nuk vlejnë për nxjerrjen nga kriza por për propagandën.

3. Si do ndalet hemoragjia e shqqiptare nga Shqipëria?

Pa propaganda dhe pa asnjë interes elektoral si kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha duhet të deklarojnë një stradegji të qartë se si do dalin largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Sipas një raporti të OKB, nga 1990 deri më sot janë larguar 1.2 milionë persona nga Shqipëria. Nga këta vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar 600 mijë, pra gjysma. Nuk ka asnjë jusftifikim për këtë as për qeverinë aktuale e as për qeveritë e kalura. Sot dhe vetëm sot imediate është hartimi dhe zbatimi  një stradegjie se si duhet të dilet nga kjo gjendje. Kjo vlen edhe per kryeministrin Edi Rama që krahason Shqipërinë me Rumaninë por edhe për Lulzim Bashën që thotë sapo të bëhem unë kryeministër shqiptarët nuk do lëvizin nga shtëpia e tyre. Justifikime të tilla qesharake për një çështje kaq kardinale nuk duhet të vijojnë më. Si Rama dhe Basha duhet tu thonë shqiptar ëve se çfarë plani konkret kana për ta ndaluar këtë hemoragji, më e madhja që nga koha e pas vdekjes së Skënderbeut.

4. Si do arrihet garancia për zgjedhje të ndershme dhe të drejta?

Ka një konkluzion për të gjithë periudhën 30-vjeçare të pas rrëzimit të sistemit komunist. Çelsi i demokracisë, çelsi i normalitetit politik të vendit, çelsi i të gjitha çelsave është realizimi i zgjedhjeve të lira, të drejta dhe pa kontestime. Por si do arrihet që zgjedhjet te jenë të tilla në mënyrë që humbësi të urojë fituesin? Si Rama edhe Basha duhet të përgjigjen se si do ta arrijnë këtë. Si do jepet garancia dhe se si do kenë kulturën politike për ti uruar fitoren njëri-tjetrit.

Lexo edhe :  Lista e PD-së për deputetë/Rama :Demokratët të ngrohen në diell, Basha i zëvendësoi me memexhinjtë

5. Si do arrihet hapja e negociatave dhe më pas anëtarësimi i Shqipërisë në BE?

Hapja e negociatave me BE është një nga detyrat themelore të çdo qeverie dhe të çdo kryeministri. Pas 3 dekadash nga thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, vendi ynë ndodhet në një proces që është pak të thuash që ka ecur me hapin breshkës. Si Rama dhe Basha duhet të japin rrugët se si do hapen negociatat dhe si do anëtarësohet vendi ynë në këtë unionin evropian. Madje të vendosin edhe afate për këtë premtim. Propagandë të tillë se unë e bëj dhe ai jo, dhe se ai e ka çuar prapa vendin dhe unë përpara janë qesharake po të mendosh se të dy kanë qenë në pushtet dhe kanë patur shumë në dorë për ta arritur këtë.

6. Si do arrihet realizimi real i reformës në drejtësi dhe ngritja e institucioneve bazë si Gjykata Kushteteuse, Gjykata e Lartë e të tjera?

Ende sot kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes se çdo bëjë me reformën në drejtësi nëse bëhet kryeministër. Një reform ë që është inicuar dhe bekuar nga SHBA të cilët e përsërisin që kjo reformë është në rrugë të mbarë dhe nga ana tjetër po zoti Basha deklaron që reformën në drejtësi e ka kapur Rama. A besohet që diplomatët amerikanë janë të kapur nga Rama dhe nëse jo, nuk do ta thoshin që Rama ka kapur reformën në drejtësi? Prandaj si Rama dhe Basha duhet të përgjigjen saktësisht dhe qartë e me argumenta se çdo të bëjnë me reformë në drejtësi. Rama për ecurinë e saj dhe si ngërç ka mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe gjykatat e tjera dhe Basha se do ta vijojë atje ku e la Rama apo do ta shkatërrojë atë që është ngritut deri tani.

7. Si do jepet garancia që do vihen përpara përgjegjësisë ligjore ata politikanë që kanë abuzuar me buxhetin e shtetit?

Nuk ka e as nuk mund të ketë sukses qeverisës në se nuk luftohet korrupsioni në radhët e qeverisë. Si kryeministri Rama dhe kryeopozitari Basha duhet të përgjigjen se si do ta luftojnë korrupsionin dhe se sukses quhet jo kur arrestohet një zyrtar kundërshtar por në radhët parë duke goditur bashkëpunëtorët e vet që abuzojnë me buxhetin e shtetit. Nëse Rama dhe Basha nuk japin siguri dhe garanci për këtë asnjë prej tyre të nuk krijon besim.

8. Si do rritet cilësia në arsim?

Si kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha duhet të premtojnë publikisht  rritje të buxheti në arsim. Shqipëria është ende larg asaj që duhet të jetë në fushën e edukimit. Përpos shifrave në rritje ose jo e buxhetit, mjaftojmë të jepim dy shifra për të kuptuar situatën reale në arsimin shqiptar. Nga vitit 2007 deri më sot numri i maturantëve ka rënë në 50 për qind dhe e dyta, kërkimi shkencor në univeristet rezulton të jetë i tillë që në një vit një pedagogui i takon 500 dollarë. Me këto nivele arsimi ynë nuk është për turp por është një turp. Për të mos vijuar më pas me tekste e teste që nisin nga mentaliteti ende komunsit deri te një injorancë totale të tipit “këtë mësoje në internet” e deri fare te legjenda e Turit. Prandaj, si Rama dhe Basha duhet të proklamojnë idetë e tyre për të ardhmen në arsim në mënyrë që të rritet niveli në arsim dhe të mos kënaqemi me ato që janë bërë sikur çfarë janë bërë dhe as të mos premtojmë gjëra që nuk do të bëjnë kurrë.

9. Si do menaxhohen ngjarjet e paparashikueshme?

Si Rama dhe Basha duhet të sqarojnë publikisht se si duhet të menaxhojnë ngjarje të parashikueshme dhe si duhet të sillen nëse janë në opozitë kur vendi kalon ngjarje të tilla. Të gjithë i kemi të freskëta imazhet e përmbytjeve në veri të vendit përgjatë vitit 2010. Në atë kohën, nga njëra anë ne kishim përpjekjet e qeverisë për menaxhimin e situatës dhe nga ana tjetër opozita e asaj kohe që ishte PS-ja që deklaronte se vetëm ata mund të manaxhonin mirë atë lloj situate. Sot kemi të njëjtën pamje, por aktorët kanë ndërruar role. Nga njëra anë kemi qeveri e PS-së që menaxhon pandeninë dhe pasojat e tërmentit dhe nga ana tjetër opozitën e PD që deklaron se jo vetëm PS nuk po e menaxhon mirë këtë situatë po vetëm ata mund ta menaxhonin më mirë. Sjellje të tilla orientale në politikë duhet të marrin fund. Në ngjarje të paparashikueshme Shqipëria është dhe duhet të jetë vetëm një. Dy, janë partitë e mëdha PS dhe PD. Prandaj si Rama dhe Basha duhet t ë premtojnë në debat që nëse raste të situatave dhe ngjarje të këtij lloji duhet të të premtojnë që të jenë solidarë dhe të ndihmnojnë sado pak për riparimin e pasojave dhe jo të bëjnë politikë retortike të pështirë për të përfituar kredo politike.

10. Si do arrihet demokratizimi i partive që drejtojnë Rama dhe Basha?

Ndonëse nuk lidhet me mënyrën se si funksionon shteti, këtu në fakt nis dhe merr udhë menaxhimi i tij. Si funksionojnë partitë nga brenda, ashtu do funksionojë edhe kur të jenë në pushtet. Janë të shumtë ata politikanë që u kërkojnë gazetarëve të merren me qeverinë dhe jo me opozitën.  Është vërtetë një sjellje kaq e vrazhdë dhe aspak emancipuese. Pse? Sepse thelbi i demokratizimit të një vendi është demokratizimi i partive që drejtojnë liderët e saj. Kjo vlen edhe për kryeministrin Edi Rama por edhe për liderin e opozitës Lulzim Basha. Dhe në këtë drejtim janë pothuajse të njëjtë. Kështu është sjellë Edi Rama në PS kur ishte në opozitë. Kështu po sillet edhe tani që është në pushtet. Kështu po sillet Basha në PD tani që është në opozitë dhe kështu po sillet edhe nëse nëse kjo forcë do vijë në pushtet. Prandaj, të dy duhet të deklarohen publikisht se çfarë do ndryshojnë në partitë e tyre për demokratizimin e tyre.

Të fundit

“PD-së i kanë rënë kolonat e shtëpisë” Topalli flet për “përçarjen e së djathtës”

Kryetarja e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk...

“Ti je dashuria ime” Vajza e vogël i dhuron lule Ramës

Teksa ka inspektuar pasditen e sotme në Qendrën Shëndetësore në Rrogozhinë, Kryeministri Rama ka gjetur 'fansen' e tij më të vogël.  Një vajzë i...

Murati lë pa fjalë Sindin: Po veshe të shkurtra, koka në Stamboll

Një nga djemtë që i është bashkuar së fundmi spektaklit ‘Përputhen’ është Murati. Ai menjëherë ka fituar simpatinë me qetësinë e tij, por habiti...

E pazakontë në Vlorë/ Bujar Leskaj i Pd-së shpërndan librin e Biden , jep autografe pa qënë ai autori

  Bujar Leskaj në Vlorë duke shpërndarë librin e Joe Biden Ditën e sotme është zyrtarizuar Joe Bide, si presidenti i 46-të i SHBA. Në të njejtën...

“Ça kujtoni ju?!”, aktori Xhevair Zeneli: Në SHBA kam punuar në ndërtim, roje…

Aktori i humorit Xhevahir Zeneli, ka thënë se kur ka jetuar në Amerikë, ka punuar si roje nate. Ai ka rrëfyer dhe disa detaje...

Lajme të tjera

Web TV