Alket Hyseni: Duhet të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni deklaron e Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie  të mira me Rusinë. Hyseni e bëri këtë deklaratë gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU pasi u pyet për faktin se janë disa qytetarë rusë që kanë blerë apartamente në Sarandë, në zonën që ai mbulon si deputet. Në fakt nga disa ekspertë të sigurisë kombëtare kjo  gjë nuk është parë me sy të mirë duke e shpjeguar si një tendencë për të investuar në Shqipëri. Por deputeti Hyseni nuk e shikon këtë me shqetësim.

 

-Një i Shërbimit Sekret që kam pasur një herë në studio tha: Disa rusë kanë blerë shtëpi në Sarandë.

-Po ka rusë, ka ukrainas, ka norvegjezë shumë.

-Keni ndonjë statistikë sa mund të jenë?

-Mbi 700 apartamente të blera nga të huajt. Ka dhe rusë por nuk kam ndonjë informacion konkret.

-Nëse 100 rusë blejnë 100 shtëpi në Sarandë, më fal por është problem kjo.

-Jo nuk është fare problem sepse rusët janë 160 milionë, janë popull vital, kanë vlera intelektuale të pakrahasueshme dhe ne ku ta gjenim që ashtu sikurse investojnë me mijëra dhe miliarda në Londër. Ne duhet t’i kemi më të mira marrëdhëniet me rusët.

-A e shikon se çfarë po bëjnë rusët? Rusët po e bëjnë atë në Hagë.

-Unë e kam fjalën për intelektualë rusë që duan të investojnë në bregdetin tonë. Dhe ndava çështjen tjetër që ne duhet të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë, patjetër që është një fuqi botërore që nuk mund të anashkalohet dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk e shohim. Pjesa tjetër është një fobi që nuk na ndihmon fare. Ne jemi një shtet sovran që kemi qëndrimet tona ashtu siç kemi përcaktuar aleancat dhe strategjitë tona me Shtetet e Bashkuara dhe me BE-në, ashtu kemi politikat tona të jashtme në funksion të çështjes tonë kombëtare për të patur marrëdhënie edhe më të mira me Rusinë, patjetër edhe me ndonjë shtet tjetër./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Yje dhe gjeopolitikë, Putin “zbret” në festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve...

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion të ri europian. Austria, Rusia,...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Lajme të tjera

Web TV