OBSH: Europa rrezikon valën e tretë të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OBSH ka kritikuar Europën dhe përgjigjen e saj ndaj pandemisë, duke nënvijëzuar faktin se nuk arritën të përfitonin nga stina e verës dhe qetësia e saj për të parandaluar valën e dytë.

David Nabarro, zëdhënës i OBSH ka paralajmëruar se Europa mund të përballet me një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë në fillim të vitit 2021.

’Teksa u morën me valën e parë nuk u kujdesën për të dytën. Historia mund të përsëritet me një valë të tretë nëse nuk ndërtohet infrastruktura e nevojshme,’’ tha Nabarro.

Për pak kohë, Europa u qetësua disi nga rastet me Covid-19, por aktualisht mbeten në rritje.

Një problem i madh, shtoi Nabarro, ishte se shumë pak vendimmarrës politikë kuptuan që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale dhe jo aritmetikisht.

Eksponenciale do të thotë që numrat mund të rriten 8 herë në javë, 40 herë në dy javë, 300 herë në tre javë, mbi 1000 herë në katër javë, dhe kështu me radhë,” tha ai.

Nabarro gjithashtu u shpreh se Europa ka shumë për të mësuar nga vendet aziatike, ku u reagua me shpejtësi dhe ashpërsi ndaj virusit.

Në Azi numrat janë relativisht të ulët sepse njerëzit janë të angazhuar në luftën ndaj virusit. Ata mbajnë distancën, përdorin maska dhe izolohen kur preken nga Covid-19.

Gjithashtu vlerësoi strategjitë e komunikimit të autoriteteve aziatike.

Ata kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të ruajmë liritë tona, të gjithë duhet t’i përmbahemi disa masave thelbësore,’’ përfundon Nabarro. /Re.D/Fjala.al

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV