Covid/ Gega niset për në Turqi, Duka: Jemi me ty në këtë betejë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, prej dy javësh është infektuar me virusin “Covid-19”. Dhe, teksa pritej që gjendja e tij të stabilizohej, ajo është rënduar dhe këtë e ka konfirmuar edhe klubi i Kukësit, teksa nëpërmjet një postimi shkruan se trajneri është nisur mëngjesin e të mërkurës drejt Stambollit, për trajtim të specializuar për mushkëritë.

Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë, – thuhet postimin e shkurtër të klubit verilindor.”
Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit, – vijon më tej njoftimi në fjalë.

Koronavirusi i ka prekur mushkëritë trajnerit dhe gjendja e rënduar e ditëve të fundit e ka detyruar të shtrohet për një mjekim më të specializuar në një spital të njohur në Turqi. Drejtuesit e Kukësit kanë marrë të gjitha masat për t’i qëndruar pranë trajnerit në këtë moment të vështirë që po kalon.”

Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, – përfundon njoftimi i Kukësit. Ndërkaq, edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar pas lajmit për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit të Kukësit, Skënder Gega, i cili është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shprehet i shqetësuar për këtë lajm.

Ai uron që gjendja shëndetësore e Gegës të përmirësohet e ai të mund të kthehet sa më shpejt në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Gjithashtu, Presidenti Duka shpreh bindjen se Gega do ta fitojë edhe këtë betejë, siç ka bërë gjatë gjithë jetës së tij.

Lexo edhe :  Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë”, – shkruan Presidenti i FSHF-së në postimin e tij.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, – përfundon kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. Ndërkohë, në rrjetet sociala kanë vërshuar mesazhe solidariteti me trajnerin nga miq, bashkëkohës, sportistë, por edhe tifozë të thjeshtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I thanë nuk do të bëhesh kurrë shefe, ajo u kthye dhe e bleu të gjithë kompaninë

Të bësh një biznes të suksesshëm në çdo fushë kërkon këmbëngulje. Julia Stewart iu tha se nuk do të bëhej...

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me mbishkrimin “Ne të gjithë jemi...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar...

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg...

Lajme të tjera

Web TV